Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në rrugë pranë një servisi, dyshohet se shtetasi me iniciale I. G. ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit Genc Hoxha 45 vjeç, njoftoi policia e Shkodrës.
Si pasojë e të shtënave, 45-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policia e Shtetit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. m.k



