Ka përfunduar pak momente më parë mbledhja e kryeministrit Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës, e zhvilluar në selinë e Partia Socialiste e Shqipërisë.
Burime bëjnë me dije se në takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Bashkia e Tiranës.
Qe nga vendimi për të kaluar në Parlament imunitetin e Ballukut, Rama i ka hapur më shpesh dyert e selisë së PS.
Sipas informacioneve për BalkanWeb, fokusi i diskutimeve ka qenë organizimi i strukturave të partisë dhe koordinimi i mëtejshëm i punës në terren.
Një ditë më parë, Rama zhvilloi gjithashtu një takim me Kryesinë e Partisë Socialiste, në kuadër të mbledhjeve të brendshme organizative. a.b



