Kryeministri i Shqipëria, Edi Rama, zhvilloi një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, ku paraqiti zyrtarisht propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar.
Gjatë takimit, Rama dorëzoi listën e emrave të rinj që propozon për t’u emëruar në postet ministrore, në kuadër të ristrukturimit të qeverisë.
Në ndryshimet kryesore:
Albana Koçiu zëvendëson Belinda Balluku si zëvendëskryeministre, ndërsa portofoli i Energjisë dhe Infrastrukturës i besohet Enea Karakaçi, ish-drejtor i OSHEE-së.
Besfort Lamallari merr Ministrinë e Brendshme, ndërsa Ministrinë e Drejtësisë do ta drejtojë Toni Gogu.
Në Ministrinë e Jashtme rikthehet Ferit Hoxha, duke zëvendësuar Elisa Spiropali.
Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Pirro Vëngu, ndërsa Erjona Ismaili, deputetja më e re e Vlorës, merr postin e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ministrat e propozuar nga Kryeministri:
- Albana Koçiu – Zëvendëskryeministre
- Besfort Lamallari – Ministër i Brendshëm
- Ferit Hoxha – Ministër i Jashtëm
- Enea Karakaçi – Ministër i Infrastrukturës
- Erjona Ismaili – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
- Toni Gogu – Ministër i Drejtësisë
- Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes
Ndryshimet pritet të formalizohen pas dekretimit nga Presidenti dhe votimit në Kuvend, në përputhje me procedurat kushtetuese. a.b






