Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama
Share on FacebookShare on Whatsapp


Kreu i PD, Sali Berisha ka shpjeguar për gazetarët se pse u godit ish vila e diktatorit në bllok.

Zoti Berisha, a kishit ju dijeni që kishte artistë brenda ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha sepse nga rrjetet sociale ka pasur artistë të huaj që kanë publikuar pamje nga sulmi me molotov brenda vilës së ish-diktatorit Hoxha, e cila tashmë ka një funksion tjetër?

Sali Berisha: Tani do më falësh, të them të vërtetën, për trashëgiminë e Enver Hoxhës kam zero respekt dhe preokupim.
Por pyeta se çfarë ndodhi dhe më thanë se ca njerëz me kostume të murrme, me uniforma të agjentëve të policisë kriminale, u thonë protestuesve se këtu tani banon Edi Rama.
Dhe ata iu kthyen.
Pra, ato fishekzjarre që u hodhën aty ishin kundër Edi Ramës, urrejtje për Edi Ramën.
Në fakt Edi Rama nuk banonte aty, banonte tek vila e Mehmet Shehut se e sqarova.

Pra, nuk ka pasur një plan paraprak? Keni një ndjesë për ata artistë të huaj që kanë qenë aty?

Sali Berisha: Ç’punë kanë të huajt aty? Me asgjë në botë Edi Rama nuk retushon dot figurën e Hitlerit shqiptar të pasluftës.

Zoti Berisha, keni qenë për disa vite në pushtet, pse nuk e keni shembur atë vilë më herët?

Sali Berisha: Unë kisha planet e mia. Aty ku sot është Piramida, aty do ndërtohej parlamenti. Tek vila e diktatorit, territori është i privatëve dhe unë do ua ktheja privatëve atë.
Projekti për parlamentin u bë dhe ju mund të merrni kronikat tuaja t’i shihni.

Ngeli në letra për buxhetin e lartë?
Sali Berisha: Ajo nuk ngeli në letër për buxhetin e lartë se edhe buxhetin e siguroja. Isha i vendosur. Në qoftë se të kujtohet, u bë një takim në parlament me Edi Ramën, i cili bëri avokatinë njëlloj sikur ta kishte shtëpinë e të atit.
Por nuk ia mora për bazë dhe u bë konkurs ndërkombëtar për ndërtesën e parlamentit.
I keni të gjitha në kronikat e televizioneve. a.b

Po ndodh

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

Marshim revolte në Tiranë, protestuesit lëvizin në rrugë e sheshe të ndryshme në qytet. Policia i ndalon të shkojnë tek Policia e Shtetit

28/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

Berisha shpjegon fishekzjarret dhe molotovët tek vila e ish-diktatorit. Dikush u tha se flinte Rama

28/02/2026
Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

Trump konfirmon vdekjen e Khameneit, shumica e udhëheqjes iraniane është zhdukur

28/02/2026
Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

Policia përleshje me protestuesit tek Kuvendi, qytetarët molotovë mbi vilën e diktatorit

28/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.