Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së sotme të Grupit të Partia Socialiste e Shqipërisë, ka njoftuar 7 ndryshime në përbërjen e qeverisë.
Një nga lëvizjet kryesore është emërimi i Albana Koçiu në postin e zëvendëskryeministres, pas shkarkimit të Belinda Balluku. Ndërkohë, Enea Karakaçi është caktuar Ministër i Infrastrukturës, duke marrë një nga dikasteret që mbante më parë Balluku.
Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.(ende e pakonfirmuar nga burime të besueshme)



