Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Konfindustria: Bllokimi i aksit Librazhd–Përrenjas, goditje e rëndë për ekonominë dhe sigurinë kombëtare

25/02/2026
Çarje në aksin Boboshticë–Dardhë, lëvizja kufizohet në një korsi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me bllokimin prej pesë ditësh të aksit Librazhd–Përrenjas, duke e cilësuar situatën si një nga goditjet më të rënda në kohë paqeje për ekonominë dhe sigurinë kombëtare.

Sipas Konfindustrisë, ndërprerja e qarkullimit në këtë segment, që përkon me gjurmën e Korridori VIII dhe lidh zonën e Korçës me pjesën tjetër të vendit, si edhe problematikat në akset ndihmëse, tunele dhe ura, kanë lënë pothuajse të izoluar Juglindjen e Shqipërisë.

Organizata i bën thirrje Qeverisë dhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që të ndërmarrin masa të jashtëzakonshme dhe të menjëhershme për zgjidhjen e situatës. Sipas saj, nëse gjendja nuk normalizohet shpejt, ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendas rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje të kostove dhe pasoja të rënda deri në falimentime.

Konfindustria paralajmëron se qytetarët mund të detyrohen të furnizohen me ushqime dhe karburant në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke sjellë dalje të kapitalit jashtë vendit.

Më tej, theksohet se pasojat ekonomike dhe financiare mund të jenë edhe më të rënda në plan afatgjatë, pasi rrezikohet pozicioni i Shqipërisë si vend tranzit i besueshëm për lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në aksin Lindje–Perëndim. Sipas Konfindustrisë, kjo situatë dobëson ndjeshëm avantazhin gjeostrategjik të vendit në favor të konkurrencës rajonale, veçanërisht Greqisë, duke prekur edhe detyrimet që rrjedhin nga angazhimet në kuadër të NATO-s.

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.