Mësohet identiteti i viktimës dhe autorit të vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Kavajë.
Sipas të dhënave të reja, rreth orës 14:00, në lagjen nr. 3, shtetasi Land Ali Puja, 47 vjeç, banues në këtë zonë, pas një konflikti të çastit dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin Skerdilajd Enver Isufi, 47 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, Isufi është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar rezulton person me precedentë penalë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe po vijojnë kontrollet për kapjen, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



