Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Laçit është arrestuar në periferi të Romës pas një urdhër-arresti europian për trafik kokaine nga Amerika e Jugut drejt Europës.
27-vjeçari, vëllai i Elda Hotit, u kap në zonën Ponte di Nona, ku fshihej në një hotel. Ai dyshohet si pjesë kyçe e një organizate që trafikonte drogë përmes portit të Anversës në Belgjikë, me destinacione të mëtejshme jashtë Europës. Urdhër-arresti ndaj tij ishte lëshuar në janar për “organizatë kriminale për trafik narkotikësh”, vepër që parashikon deri në 15 vite burg.
Pas verifikimit të identitetit, Hoti u dërgua në burg, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Belgjikës.



