Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Share on FacebookShare on Whatsapp


Nga Sami Neza

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka ndërmend të ndryshojë në mënyrë urgjente ligjin që favorizon ministrat në një proces hetimi ndaj tyre.

Rama ka si argument pavarësinë e pushtetit ekzekutiv nga gjyqësori, një term i ri i padëgjuar më parë pasi në  fakt pavarësia e gjyqësorit është i lidhur në një pjesë të tij edhe me mundësinë për të atakuar ekzekutivin dhe legjislativin kur përfaqësues të këtyre pushteteve gjenden në shkelje të ligjit nga strukturat e hetimit dhe kjo është legjitimuar edhe me një vendim gjykate. Siç ndodhi me ministren Ballku. Prokuroria e gjeti në shkelje, i kërkoi gjykatës të vlerësojë gjetjet e tij dhe gjykata mori vendim.

Pavarësia e egzekutivit nga gjyqësori është shpikje si shumë të tjera e kryeministrit tonë dhe qeverisë së tij të korruptuar për të bërë të pamundur efektivitetin e prokurorisë së Posaçme ndaj tij personalisht dhe atyre ministrave që ai do të mbrojë. Për çfarë duhet Gjykata e Posaçme prej nesër ku ai do të miratojë tek grupi i tij i deleve vendimmarrjen e kësaj gjykate njëherë e mirë, pra bën nul gjithë masat kufizuese apo ndaluese të kësaj gjykate ndaj ministrave, Kryeministrit, Presidentit edhe kur këta janë duke vjedhur qytetarët dhe vendin. Cili do të jetë ai institucion apo ligj që pas ndryshimeve të paralajmëruara nga Rama, do të bëjë të mundur të thotë Ballukut dhe të tjerëve mjaft më, do të pezulloheni, do të ikni nga zyra.

Gjyqësori shqiptar nuk është i vjetër por 35 vjeçar. Deri më sot ka arrestuar 4 kryeministra, 3 Presidentë, një numër ministrash i ka pezulluar, arrestuar dhe çuar në burg.  Ankesa ka pasë por kurrë për atë që Rama e konsideron cënimi i pavarësisë së ekzekutivit nga gjyqësori ndjekur nga projektligji Rama Balla Manja.

Gjykata Kushtetuese edhe pse në vendimin e saj pa vendim, megjithatë ka vendimarrje. Ajo e përcaktoi qartë se ministri pezullohet pasi në njoftimin e saj urdhëroi vijimin e pezullimit të ministres. Pra jo ashtu siç interpreton Rama se çështja mbeti pezull. Pra Rama po gënjen me fuqinë që ka gënjeshtra kur thuhet nga një Kryeministër e ciëa gjëmon e duket krejt e vërtetë pikërisht për këtë shkak.

Kjo do thotë se propozimi Rama Balla Manja në fakt nuk është thjesht neutralizimi i çekanit tek Gjykata e Posaçme dhe dylbive tek SPAK, por ashtu si dikur, kur gjysma e syrit ruante pushtetin e partisë mbi gjithë pushtetet tjera, është edhe një vendim kundër Kushtetutës. Pra përmes amendimit që propozohet nesër, i cili kalon me 84 vota Parlament, në fakt po ndryshojnë Kushtetutën, vendimin që mori Kushtetuesja për pezullimin, që përfshihet në Kushtetutë si pasurim i saj dhe që për ta ndryshuar atë duhen 94 vota në Parlament.

Por nëse po çahet në mënyrë të pariparueshme doktrina, pra që ekzekutivi të rishkruajë Kushtetutën, dhe pasojat e saj do të jenë të vazhdueshme, realiteti i këtyre ditëve merr një ndëshkim tjetër. Ministrat e qeverisë që shkojnë në SPAK ditë për ditë, që kudo ti prekësh kanë shkelur ligjin me qëllim të vjedhin buxhetin për veten, nuk ka më asnjë ligj që i ndëshkon. 

Kjo nuk është  patetike. Është fjalë për fjalë kështu. Kryeministri ndalon prokurorinë dhe gjyqësorin të marrin vendime për ministrat dhe nuk ka asnjë rrethanë tjetër që e bën të mundur penalizimin e tyre, vetëm nëse shtypin ndokënd me makinë apo vrasin dikë në bulevard. Ky mur i ngritur në fytyrat e shqiptarëve qëndron mbi argumentin pa argument, pra gënjeshtra e thënë prej Kryeministrit mbërrin si argument tek qytetarët,  se detyra e ministrit, kryeministrit nuk delegohet, ndërsa ka shtuar edhe Kryetarin e KLSH. Sikur nuk ishte kryeministër Rama ai që delegoi 13 vjet firmën e tij tek Peleshi, tek Brape, tek Balluku, në të gjitha vendimet dhe projektligjet e propozuara nga qeveria. Gjeni një vendim qeverie me firmën e Ramës përveç emërimit të zv/kryeministrave. Bile edhe kryetari i KLSH dha dorëheqje pak vite më parë dhe delegoi drejtimin tek n/kryetari për një kohë të gjatë.  Jo vetëm mund të zëvendësohet ministri që nuk ngjitet me institucionin siç thotë Rama por zëvëndësohet ministri dhe ministria, bile zhduket fare nëse rrethanat e kërkojnë këtë. Se ndryshe edhe pas pushkatimit të tij do të kishim ende ministër Mbrojtje Beqir Ballukun. Ne kemi pasur ministri Pune, nuk është më. Kemi pasur ministri Mjedisi, u fshi dhe u rikthye prapë. Kemi pasur ministri Ekonomie nuk eshte më. Nuk kemi pasur ministri të Siplrmarrjes por e kemi. Keni pasur ministri Ndërtimi nuk e kemi. Po kishim edhe ministri minierash. Nuk e kemi. Ndërsa sa për ministrat, vetëm Rama ka ndërruar nja 50 të tillë shumë prej të cilëve as ua mban mend emrin njeri nëse nuk i ka mbajtur në post sa të maturohen si hajdutë.

Rama më mirë ti caktojë SPAK dhe GJKKO, bile edhe një pjesë të Kushtetueses si pjesë e administratës së ‘Posaçme’ të qeverisë se kështu u kursen shqiptarëve edhe afro 45 milionë euro në vit për pavarësinë e gjykatave e cila shkon direkt në funksion të pavarësisë së ekzekutivit, se kjo pavarësia e ekzekutivit na u dashka. 

Po ndodh

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

Ikja e Agaçit dhe Bizhgës nga Rama/ Berisha: Minjtë ikin kur mbytet anija

14/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026
Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

Riatdhesohet në Eva Dumani, ishte 8 vjeçe kur i ati e mori në Siri

14/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.