Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

13/02/2026
Saimir Korreshi: Spitali i Lushnjës i rrënuar dhe pa aparatura, pacientët trajtohen në korridor

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka denoncuar sërish kushtet problematike në spitalin e Lushnjes.

Ai është shprehur se mungesa e aparaturave, ulja e buxhetit nga 207 milionë lekë në 2025 në 92 milionë këtë vit (të reja), lëvizja prej 6 muajsh e urgjencës dhe vendosja në katin e parë të maternitetit në kushte ku shumica e pacientëve marrin shërbim në korridor si dhe probleme të tjera, është e pafalshme dhe krijon kaos.

Korreshi solli në vëmendje se spitali i Lushnjes u shërben 250 mijë banorëve, jo vetëm të Lushnjes e Divjakës por edhe zonave të Belshit, Rrogozhinës dhe Peqinit.

Gjithashtu ai fton deputetët e Lushnjes që të vizitojnë spitalin dhe të shohin nga afër problemet. Gjithashtu ve në dukje se zgjidhja e vetme është ndryshimi i statusit të spitalit nga spital bashkiak në spital rajonal. “Sot situata është dramatike. Pamjet flasin vetë, le të vijnë dhe ta shohin vetë. Së pari, duhet ndryshuar statusi i spitalit nga bashkiak në rajonal, që të ketë më shumë investime dhe buxhet. Diferenca është rreth 150 milionë lekë. Analizat ia kanë dhënë privatit, duke e degraduar qytetin. Nuk ka as medikamente; ky ka qenë një spital i jashtëzakonshëm, kanë ardhur pacientë nga të gjitha zonat, rreth 250 mijë njerëz. Por sot, që flasim, nuk ka asnjë pajisje që funksionon. Mamografia është gjithmonë e prishur, skaneri po ashtu, aparaturat e urgjencës nuk funksionojnë, dhe madje çdo gjë që del jashtë, hyn sërish brenda, mos o Zot ndodh diçka. Edhe aparatura e ekos është financuar nga një bankë.

Te Gjinekologjia nuk ka aparatura; nëse flisni me gjinekologët, do mësoni se çfarë ndodh atje. Nuk po flas më për kushtet, që janë dramatike, jo vetëm për mungesën e mjeteve. Spitalet private përfitojnë nga lekët e shqiptarëve; të gjithë e dinë që pacientët e Lushnjës shkojnë për analiza në Tiranë”, u shpreh ai.

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.