Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Diella

Gjashtë muaj pas prezantimit të ministres virtuale “Diella”, aktorja Anila Bisha, imazhi dhe zëri i së cilës u përdorën për krijimin e këtij avatari, i është drejtuar gjykatës me një padi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në kërkesën për sigurimin e padisë, Bisha kërkon vendosjen e një mase të përkohshme, përmes së cilës të urdhërohet pala e tretë të ndalojë përdorimin e të dhënave të saj personale – konkretisht imazhit dhe zërit – që lidhen me krijimin e avatarit të Ministres për Inteligjencën Artificiale, deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Sipas saj, kontrata fillestare parashikonte përdorimin e imazhit vetëm për shërbimet e platformës e-Albania. Por me ngritjen e “Diellës” në funksionin e ministres, aktorja pretendon se nuk është konsultuar dhe as nuk është përfshirë në një marrëveshje të re kontraktuale për përdorimin e imazhit të saj në këtë rol të ri publik.

Në padi argumentohet se, përtej perceptimit publik, përdorimi dhe “patentimi” i figurës së Diellës përbën shkelje të të drejtave të autorit dhe të drejtave mbi të dhënat personale, duke cenuar kontrollin e aktores mbi zërin dhe imazhin e saj.

Në dokumentin për sigurimin e kërkesëpadisë, Bisha thekson se veprimet e ndërmarra nga pala e tretë i kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm, të menjëhershëm dhe të pariparueshëm

Po ndodh

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
Spiropali, premtimi ‘hermafrodit’: Në të djathtë të së djathtës e në të majtë të së majtës

Spiropali: Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.