Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Votohet qeveria e re e Kosovës me Kryeninistër Albin Kurti

12/02/2026
EMRAT/ Votohet qeveria e re e Kosovës me Kryeninistër Albin Kurti
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot formimin e qeverisë së re, e cila do të drejtohet nga Albin Kurti.

Në seancën plenare për votimin e ekzekutivit, kabineti “Kurti 3” siguroi 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim, duke marrë zyrtarisht besimin e deputetëve. Votimi u zhvillua pas prezantimit të programit qeverisës nga mandatari Kurti dhe diskutimeve të përfaqësuesve të opozitës.

Çfarë përmbante ekspozeja?

Në fjalën e tij para Kuvendit, Kurti theksoi arritjet ekonomike dhe stabilitetin që, sipas tij, është konsoliduar gjatë mandatit të kaluar. Ai përmendi një rritje mesatare prej 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto përgjatë pesë viteve të fundit, duke e cilësuar këtë si dëshmi të zhvillimit ekonomik.

“Në këto pesë vite kemi ndërtuar një Kosovë më të fortë. Kemi zhvilluar ekonominë, me një rritje mesatare prej 6% të bruto-produktit vendor,” deklaroi Kurti. Ai shtoi se inflacioni është menaxhuar përmes politikave qeveritare dhe se është rritur punësimi, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë.

Kryeministri përmendi edhe reformat ligjore si një nga shtyllat e qeverisjes, ndonëse një pjesë e tyre janë kthyer për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese gjatë mandatit të kaluar.

Në planin e jashtëm, Kurti theksoi forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. “Aleancat tona me ShBA-të, BE-në e vende të tjera mike do të zgjerohet, sepse është e bazuar në vlera,” u shpreh ai.

Sa i përket dialogut me Serbinë, ai deklaroi se procesi do të vijojë mbi bazën e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. “Normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë verior do ta ndjekim me anë të dialogut konstruktiv e kreativ, përmes marrëveshjes tonë bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit,” tha Kurti.

Në aspektin social, ai premtoi rritje të shtesave për fëmijët dhe gratë e papuna, si edhe nisjen e një programi të ri të quajtur “super-puna për gra”, i dedikuar për mbështetjen e grave që i bashkohen tregut të punës.

Kabineti qeveritar

Mandatari i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e Qeverisë, Albin Kurti ka prezantuar para Kuvendit të Kosovës kabinetin qeveritar.

Emrat e prezantuar nga Kurti janë:

Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca

– Zv/kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

– Zv/kryeministër për çështje të pakicave dhe bashkëpunim – Fikrim Damka

– Ministër i Financave – Hekuran Murati

– Ministër për Punë, Familje dhe Vlera te Luftes Çlirimtare – Andin Hoti

– Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

– Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

– Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu

– Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

– Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Ceku

– Ministër i Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci

– Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani

– Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi

– Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

– Ministër i Bujqërisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja

– Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha

– Ministër i Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari

– Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli

– Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

– Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.