Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bardhyl Fusha

Bardhyl Fusha, personi që hyri me një armë automatike në ambientet e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, ka deklaruar para hetuesve se prej vitesh ka ushtruar aktivitet në fushën e ndërtimit, por së fundmi ishte përballur me vështirësi të mëdha ekonomike.

“Kam qenë ndërtues, por jam zhytur në borxhe financiare dhe u detyrova të ndërmarr një veprim të tillë”, mësohet të ketë thënë ai.

Fusha u arrestua në tentativë për t’u larguar nga banka, pasi u përball me forcat e policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe shoqërimin e tij.

Sipas deklarimeve të tij, ai kishte hapur në Tiranë disa biznese në fushën e ndërtimit, përfshirë subjektin “DBF 2012”, një aktivitet si person fizik me emrin “Bardhyl Fusha” që prej vitit 2004, si dhe një tjetër kompani të regjistruar fillimisht si “2D Construction” dhe më pas e ndryshuar në “VZ-Invest”, e regjistruar në mars 2023 në bashkëpronësi me një tjetër person.

Ai ka pretenduar se të tre këto aktivitete kanë falimentuar për shkak të borxheve, çka, sipas tij, e shtyu të tentonte grabitjen për të shlyer detyrimet ndaj kreditorëve.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se plani ishte i paorganizuar, pasi Fusha nuk kishte marrë masa as për të fshehur identitetin, duke hyrë në bankë pa maskë.a.b

Po ndodh

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

Berisha: Pa ndëshkimin e Ramës dhe Ballukut nuk ka asnjë hap drejt BE-së

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.