Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protestë dhe tensione para Bashkisë së Durrësit, policia shoqëron banorët kundër projektit TID

10/02/2026
Protestë dhe tensione para Bashkisë së Durrësit, policia shoqëron banorët kundër projektit TID
Share on FacebookShare on Whatsapp

Protesta sot në Durrës, foto nga Amfora

Tensione janë regjistruar paraditen e sotme para Bashkisë së Durrësit, ku banorë të prekur nga projekti TID kanë protestuar kundër shembjes së banesave të tyre. Policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e protestës, duke shoqëruar me forcë disa prej protestuesve.

Banorët janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit për të kundërshtuar projektin, duke kërkuar shpjegime për fatin e pronave të tyre. Gjatë protestës, ata janë përballur fillimisht me Policinë Bashkiake dhe më pas me forcat e Policisë së Shtetit.

Sipas informacioneve paraprake, deri tani janë shoqëruar gjithsej 6 banorë. Situata u tensionua më tej pasi protestuesit bllokuan rrugën në shenjë reagimi ndaj, sipas tyre, cenimit të të drejtave dhe banesave nga projekti.

Projekti TID prek drejtpërdrejt banesat e 74 familjeve durrsake. Fillimisht, qytetarët u mblodhën para godinës së Bashkisë së Durrësit, ku kërkuan sqarime nga autoritetet vendore. Më pas ata ndoqën kryetarin e Këshillit të Qarkut, Alfred Mullaraj, si dhe ndaluan kreun e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) të Bashkisë, duke i kërkuar shpjegime për situatën.

Pasi nuk u lejuan të futeshin në ambientet e bashkisë, protestuesit hodhën vezë dhe letra higjienike në drejtim të godinës. Pas ndërhyrjes së policisë, tre prej protestuesve u shoqëruan fillimisht, ndërsa banorë të tjerë tentuan t’i nxirrnin ata nga furgoni i policisë, duke shtuar më tej tensionin në zonë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët paralajmërojnë vijimin e protestave nëse nuk marrin zgjidhje për çështjen e banesave të tyre. a.b

Po ndodh

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

Berisha, thirrje për intelektualët: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja po e ndihmon regjimin

09/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

Plagosje me armë zjarri në Sauk, në spital përfundon një shtetas turk

09/03/2026
BE, pro ndalimit total të importeve të naftës ruse deri në fund të 2022

Von der Leyen: Rendi i vjetër botëror ka marrë fund, Ballkani Perëndimor duhet të afrohet me BE-në që tani

09/03/2026
Blushi kundër Erdoganit, Qeveria të refuzojë luftën ndaj Gylenit

Shqipëria dënon sulmin me raketa të Iranit ndaj Turqisë

09/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.