Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dosja ‘Partizani’, Malltezi dhe avokatët: Hetimet nisën me urdhër të Ramës, janë mbi 35 falsifikime

06/02/2026
Dosja ‘Partizani’, Malltezi dhe avokatët: Hetimet nisën me urdhër të Ramës, janë mbi 35 falsifikime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Jamarbër Malltezi

Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë bërë publike sot provat e tyre në lidhje me dosjen ‘Partizani’, një hetim që sipas tij ka nisur me urdhër nga Edi Rama me qëllim goditjen e kundërshtarit politik.
Gjatë konferencës për shtyp për të vërtetuar persekutimin politik ndaj tij dhe kreut të PD-së Sali Berisha në procesin gjyqësor të dosjes ‘Partizani‘, Malltezi paraqiti para gazetarëve 5 shkelje që vërtetojnë pse prokurorët ‘politikë‘ kanë frikë dhe nuk lejojnë që seanca të zhvillohet me kamera në sallë.
Ai bëri të ditur se, janë të paktën 35 falsifikime të prokurorëve të dosjes që janë zbuluar nga avokatët.

Fjala e Jamarbër Malltezit:
Prokurorët politikë krijuan narrativën që u shërbente, atë që u dha regjia atyre për të thënë. Krijuan një izolim mediatik prej shumë e shumë muajsh duke marrë vendime të pabazuara në ligj për moskomunikim, gjë të cilën nuk e parashikon kodi penal.
Qartazi kemi persekutim politik, nuk kemi ndjekje penale. Kemi izolim mediatik e me radhë. Gjyqet në çdo vend të botës bëhen me kamera sepse shërbejnë dhe si provë. Për fat të keq, prokurorët politikë kishin frikë nga gjyqet e hapura dhe nuk lejuan kamerat në sallën e gjyqit.
Ne sot do të paraqesim vetëm pesë shkelje që tregojnë falsifikime nga ana e prokurorisë dhe gjykatës Irena Gjoka e me radhë, ëh për t’ju treguar pse prokurorët kanë frikë që kjo çështje të ketë kamerat në sallë.
Ju ftoj gjithashtu, ne këtu do të tregojmë vetëm pesë, por ka mbi 30 apo 35 falsifikime nga ana e prokurorëve politikë. Mirë, prezantimi i sotshëm do të ketë këtë rrjedhë që e shikoni. Pra, fillimisht thanë ka pasur ligje apo VKM nga Berisha me me nominative.
Të shohim a ka ndonjë nga Berisha?
Dhe prokurorët vetë thotë pranojnë që nuk ka asnjë. Do të shikojmë fletoret zyrtare që dëshmojnë gënjeshtrën, kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Do shohim komunikime ekstraligjor, dy raste, komunikime ekstraligjor prokuror me gjyqtar. Gënjeshtra deri në përmbajtjen e VKM-së.
E paimagjinueshme të gënjejnë deri në përmbajtjen e VKM-së. Keqpërdorimi i drejtësisë për gjueti shtrigash dhe jo për ndjekje penale dhe një shembull i gënjeshtrës sikur Begejat janë favorizuar.
Shumë shkurt i kemi me radhë. Fillimisht duhet t’ju tregoj këtë tabelë e cila në rast se ju kujtohet, ka shprehjen e famshme të Edi Ramës që i kërkon llogari, urdhër, ultimatum SPAK-ut të veprojë ndaj Sali Berishës.
Qoftë në kongresin e Partisë Socialiste në 9 prill 2022, qoftë në asamblenë e PS-së në 7 maj 2022, kur përmend ultimatumin, SPAK-u po delegjitimon gjithë reformën në drejtësi. Menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës, kemi aty 16 kërkesa të prokurorëve politikë. Jo një, por 16.
A ishte ndonjë prej tyre lidhur me çështjen? Asnjë.
Ç’të më dalë përpara, ç’të mundem. Urdhëro ku i keni. Një nga ato janë 16 kërkesa në çdo lloj institucioni duke përfshirë sigurimet shoqërore për shembull e me radhë.
Dhe ka kërkuar informacion jo për ndonjë çështje konkrete, po për 30 vjet çfarë keni për Sali Berishën dhe tre breza të Sali Berishës.
Urdhëro ku keni një shembull, i cili në rast se e keni parasysh e keni të nënvizuar aty që ka hetim nga 1994 deri 2012-ën për brezninë e tretë të Sali Berishës. I keni me emra.
Pra, prokurorët nuk kanë çuar, fillimisht thanë që ne dyshojmë që ka VKM apo ligje nominative.
Por nuk çuan asnjë në Gjykatë Kushtetuese si i vetmi organ që duhet të thonte ishte apo s’ishte nominative, siç ka thënë që ligji Fusha është nominativ dhe nuk vepron njeri ndaj Edi Ramës.
Por nuk çuan asnjë, gjë që tregon që e dinin që i kishin gënjeshtra. Çfarë hetuan? 30 vjet, tre breza. Jo për çështje, po ç’të dalë përpara, thjesht në urdhërin e regjisë.
Po e bukura është që ka Edi Rama plot VKM nominative, duke përfshirë 4 VKM nominative për Carlo Bolinon, brenda një periudhe nëntë mujore kohe. A ka ndjekje, procedim penal për Edi Ramën për VKM-në nominative? Zero, nuk ja u mban prokurorëve politikë, janë të nënshtruar ndaj Edi Ramës.
Së dyti, ka dy VKM nominative nga Edi Rama për vëllain e tij, kompaninë e vëllait të tij. Njëherë për t’i dhënë 37.000 e kusur metra katror, njëherë tjetër për 12.690 metra katror të tjera. Pra 50.000 metra katror Edi Rama ja jep kompanisë së vëllait të tij me dy VKM nominative.
Dy reparte ushtarake që i janë në planin vendor të përhapjes. Prokurorët politikë nuk ndihen.
Urdhëro ku kemi fletoret zyrtare. Siç jeni në dijeni, kallëzimi i rremë i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, thonte kemi dyshime që ajo tokë është e shpronësuar.
Pra, pronarët Begeja janë ndihmuar nga Berisha, ka marrë tokë të shpronësuar nga italianët. Urdhëro ku keni fletoret zyrtare.
Një prokuror që ka një tabor me hetues, mjafton 30 minuta, i kemi online fletoret zyrtare dhe mund të gjente që fletorja zyrtare 62 e 42-shit ka dekretin e mbretit numër 90, datë 29.4.42, në të cilin urdhëron rekuizimin dhe për pasojë okupimin për një periudhë gjashtë mujore të tokave të këtyre pronarëve.
Dhe ky rekuizim është shtyrë me gjashtë muaj të tjerë, hera e fundit, fletoren zyrtare të botuar me 30 qershor 43, ku është botuar dekreti i mbretit numër 204 datë 4.6.1943.
Mjafton kaq dhe do rrëzonte kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe do hapte çështje penale për kallëzim të rremë. Por jo, prokurorja e promovuar nga Elbasani, ku drejtues politik ishte kryetari i grupit të Partisë Sociale parlamentare të PS-së.

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Si u ndanë votat në Kushtetuese për kërkesën e Ramës

06/02/2026
VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

06/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon Ballukun pa marrë vendim

06/02/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Tjetër tentativë për grabitje në Shkodër, sërish godet ‘hajduti’ i Postës

06/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Si u ndanë votat në Kushtetuese për kërkesën e Ramës

06/02/2026
VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

VENDIMI I PLOTË I KUSHTETUESES PËR BALLUKUN

06/02/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

VENDIMI/ Kushtetuesja rrëzon Ballukun pa marrë vendim

06/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.