Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tetë telefona dhe dy laptopë në qendër të dosjes AKSHI, Apeli vendos për ankimimin e Ervina Gjanës

05/02/2026
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot vendimin për ankimimin e ish-zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, ish-drejtoreshë e Krimit Kibernetik, lidhur me sekuestrimin e sendeve personale në kuadër të hetimeve që SPAK po zhvillon për dosjen penale të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Trupa gjyqësore, e kryesuar nga gjyqtari Florjan Kalaja, vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e paraqitur nga Gjana, duke ndaluar publikimin e të dhënave që lidhen me materialet e sekuestruara dhe që u përkasin ankimueses dhe bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic, i dyshuar gjithashtu në këtë çështje.

Sipas vendimit, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar tetë aparate celularë dhe dy laptopë, të cilët konsiderohen materiale me interes për hetimin penal. Megjithatë, në vendim nuk specifikohet se cilat të dhëna konkrete nuk do të përdoren apo publikohen nga SPAK, ndërsa pranimi i ankimimit mbetet i pjesshëm.

Më herët, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kishte vendosur sekuestrimin e këtyre materialeve dhe kishte rrëzuar kërkesën e të dyshuarve për kthimin e aparateve, gjatë seancës së zhvilluar më 7 janar të këtij viti.

Telefonat dhe laptopët u sekuestruan gjatë kontrollit në banesën e Ervina Gjanës dhe të bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic, në kuadër të hetimeve që lidhen me veprimtarinë e dyshuar kriminale të një grupi të strukturuar të lidhur me AKSHI-n.

Hetimi përfshin dyshime për mashtrime online, veprimtari call-center, ndërhyrje në sisteme informatike dhe në sistemin TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku sipas SPAK rezulton i përfshirë edhe bashkëjetuesi i saj.

Ndërkohë, emri i Ervina Gjanës është përmendur edhe në bisedat e publikuara të Ergys Agasit, të cilat janë bërë pjesë e materialeve të referuara në kuadër të këtij hetimi.

Po ndodh

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.