Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentacion në Bashki për argjinaturën e Erzenit

05/02/2026
VIDEO/ Durrësi përmbytet nga uji në vetën pak orë shi

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Përmbytjet në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen, i zhvilluar nga Bashkia e Durrësit. Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën zonën muajin e kaluar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbjen e një jete njerëzore.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se është regjistruar procedimi penal nr. 56 i vitit 2026, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone nga përmbytjet” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”.

Sipas hetimeve paraprake, si pasojë e çarjes së argjinaturës së lumit Erzen u përmbytën kryesisht zonat e Katundit të Ri, Sukthit dhe Fllakës. Dëme të mëdha u shkaktuan në toka bujqësore, banesa dhe biznese, ndërsa situata u rëndua edhe më tej me humbjen e jetës së Astrit Hysenajt, 54 vjeç, punonjës pastrimi pranë Bashkisë së Durrësit. Ai u gjet i pajetë nga polumbarët në një kanal pranë ish-repartit ushtarak, pasi ishte marrë nga rrjedha e fortë e ujit.

Në vendimin e firmosur nga prokurorja e çështjes, urdhërohet sekuestrimi pranë Bashkisë së Durrësit i gjithë dokumentacionit që lidhet me procedurat e prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të objektit “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimit të argjinaturës së lumit Erzen”, si dhe i dokumentacionit tekniko-ligjor për procedurat e lejes së ndërtimit.

Paralelisht me hetimet e Prokurorisë së Durrësit, disa zyrtarë të Bashkisë së qytetit bregdetar, përfshirë edhe kryebashkiaken Emirjana Sako, janë kallëzuar në SPAK nga anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana.

Sipas kallëzimit, dyshohet se ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen është kryer pa leje ndërtimi dhe pa studime të plota teknike, çka mund të ketë sjellë përmbytjen e zonave të Sukthit dhe evakuimin e banorëve.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë konkrete institucionale dhe individuale lidhur me këtë çështje.

Po ndodh

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
Bardhi dhe Spiropali ndeshen në Kuvend: Rama turpëroi Shqipërinë

Bardhi: Prova për Ballukun, mijëra mesazhe të ministres për tenderat

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026
Rama refuzoi interpelancën, por deputetët e opozitës i lënë targën në cdo tavolinë

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, hakerat kanë marrë emailet e deputetëve

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.