Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shoqata e Prokurorëve reagon për debatin mbi pagat e magjistratëve: Të respektohet pavarësia e drejtësisë

04/02/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit
Share on FacebookShare on Whatsapp


Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me zhvillimet e fundit dhe debatin publik mbi gjykimin kushtetues që lidhet me pagat e magjistratëve, duke theksuar domosdoshmërinë e mbrojtjes së parimeve të shtetit të së drejtës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë.

Në deklaratën e saj, Shoqata vlerëson se diskutimet publike mbi çështje që prekin sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt të plotë për rolin kushtetues të magjistratëve. Sipas saj, çdo retorikë që synon të nxisë opinionin publik kundër magjistratëve nuk kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës.

Shoqata e Prokurorëve i bashkohet qëndrimeve dhe kërkimeve të argumentuara tashmë nga shoqatat e gjyqtarëve para Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se çdo ndryshim ligjor që sjell regres në standardet e mëparshme apo ulje të pagave të magjistratëve përbën cenim të garancive kushtetuese.

Më tej, Shoqata nënvizon se në një shtet demokratik, pavarësia e Gjykatës Kushtetuese dhe e sistemit të drejtësisë në tërësi është një parim themelor që duhet të respektohet nga të gjithë aktorët institucionalë dhe publikë, veçanërisht në faza të ndjeshme përpara vendimmarrjes. Në këtë kuadër, gjykimi kushtetues i inicuar nga shoqatat e gjyqtarëve duhet të përfundojë i pandikuar nga çdo formë presioni të jashtëm apo instrumentalizim të opinionit publik.

Shoqata e Prokurorëve shpreh besimin e saj të plotë në Gjykatën Kushtetuese si autoriteti i vetëm legjitim për të dhënë fjalën përfundimtare në këtë proces dhe deklaron mbështetjen për çdo përpjekje institucionale apo civile që synon forcimin e rendit kushtetues, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe mbrojtjen e standardeve demokratike në vend.

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.