Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama përplaset me prokurorët dhe gjykatësit: Pretendimet për pagat, jo realiste

04/02/2026
Sy m’sy me Ramën: S’ke asnjë argument pse qytetarët duhet të votojnë ty. Je i zhytur në batak dhe po zhgërryhesh!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet ndaj prokurorëve dhe gjykatësit, duke i akuzuar për retorikë të pavërtetë dhe hedhje balte ndaj qeverisë, në lidhje me pretendimet për përkeqësim të pozicionit të tyre financiar dhe debatet mbi pagat e magjistratëve. Gjykatësit dhe prokurorët po kërkojnë në Kushtetuese rritje page në raport me rritjen që aplikohet në administratën civile. Ndërsa Rama po ushqen këtë debat publik me synimin ndikimin e Gjxkatës Kushtetuese për një vendim negativ ndaj magjistratëve.

Gjatë deklaratës së tij, Rama mohoi kategorikisht çdo ulje të pagave, duke sfiduar publikisht përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë që të nxjerrin qoftë edhe një dokument të vetëm që provon përkeqësimin e gjendjes së tyre financiare. Sipas tij, prokurorët dhe gjykatësit sot paguhen në nivele të krahasueshme me homologët e tyre në Greqi dhe kërkojnë rritje të tjera prej 2 mijë deri në 3 mijë euro në muaj.

“Jo vetëm që i kanë më shumë se 2 apo 3 mijë euro në muaj, por kërkojnë t’i rrisin edhe me plus 2 apo 3 mijë të tjera dhe pastaj thonë se u është përkeqësuar pozicioni financiar”, u shpreh Rama, duke i cilësuar këto pretendime si “dokrra”.

Kryeministri theksoi se qeveria që ai drejton është garantja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe se asnjëherë nuk ka ndërhyrë apo cënuar pozicionin e magjistratëve. Ai shtoi se ndryshimet e viteve të fundit kanë sjellë përmirësime të ndjeshme jo vetëm në jetën profesionale, por edhe në jetën familjare të tyre.

Në vijim, Rama u ndal edhe te neni 138 i Kushtetutës, të cilit, sipas tij, i referohen gabimisht prokurorët dhe gjykatësit. Ai sqaroi se ky nen nuk parashikon rritje progresive të pagave, por ndalon vetëm uljen e tyre dhe prekjen e të drejtave të fituara, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë kurrë.

Në fund, kryeministri u bëri thirrje magjistratëve që të reflektojnë mbi paanshmërinë e tyre dhe të fokusohen te roli kushtetues në sallën e gjyqit, duke shmangur, sipas tij, daljet publike me deklarata politike. a.b

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.