Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndahet nga jeta gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi

01/02/2026
Ndahet nga jeta gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rezarta Reçi gjatë punës në RTSH

Gazetarja dhe shkrimtarja e njohur Rezarta Reçi është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët përmes një njoftimi në rrjetet sociale bënë të ditur se ajo u shua në paqe, e rrethuar nga dashuria e njerëzve të saj të afërt. “Rezarta jonë u shua në paqe mes njerëzve të zemrës, dashurisë, respektit dhe përkushtimit të miqve, të afërmve dhe mjekëve që i qëndruan pranë gjatë gjithë sfidës së saj,” thuhet në njoftimin e familjes.

Rezarta Reçi e nisi rrugëtimin e saj profesional në vitin 1992 në Radio Tirana, pranë Redaksisë së Kulturës. Ajo u dallua shpejt për ndjeshmërinë në trajtimin e temave, forcën e rrëfimit dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun. Intervista, portreti dhe rrëfimi ishin zhanret ku ajo la gjurmë të veçanta, ndërsa emisioni “Një fletë nga ditari im” u kthye në një format të dashur për dëgjuesit.

Pas largimit nga Radio Tirana në vitin 2000, ajo u angazhua për disa vite në ekran, për t’u rikthyer sërish në radion publike më 14 shkurt 2020 me emisionet “Kolonë zanore, muzika e jetës sime” dhe “Zërat e mesnatës”. Rrugëtimin profesional e mbylli aty ku edhe nisi, në mikrofonin e Radio Tiranës, institucionit të cilit i kushtoi një pjesë të rëndësishme të jetës së saj.

Përveç gazetarisë, Rezarta Reçi ishte edhe autore e disa veprave letrare. Libri i saj “Zhbërja” vlerësohet për trajtimin e thellë të marrëdhënieve njerëzore dhe reflektimin mbi ndryshimin dhe rindërtimin personal. Shkrimi dhe krijimtaria mbetën për të burim force edhe gjatë përballjes me sëmundjen.

Ikja e saj përbën një humbje të madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor shqiptar, që do ta kujtojë për përkushtimin ndaj fjalës, gjuhës shqipe dhe së vërtetës. r.k

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.