Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dyshime për skandal me çmimet e barnave të rimbursueshme

01/02/2026
Tiranë, kryefamiljari i jep fund jetës me fotoksinë
Share on FacebookShare on Whatsapp


Një situatë e pazakontë është konstatuar në publikimin e fundit të listës së barnave të rimbursueshme nga Ministria e Shëndetësisë. Edhe pse dita e sotme është e shtunë dhe administrata publike është zyrtarisht pushim, ministria ka publikuar çmimet e reja të barnave, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe qëllimin e këtij veprimi, raporton syri.net.

Sipas të dhënave të publikuara më 31 janar, çmimet CIF të barnave të importuara rezultojnë disa herë më të larta krahasuar me listën e publikuar vetëm dy javë më parë, më 16 janar. Rritjet variojnë nga 3% deri në shifra ekstreme që arrijnë deri në 4000%.

Në mënyrë konkrete:

  • Cefazolina, një antibiotik i përdorur gjerësisht dhe i prodhuar në Kinë, shënon një rritje rreth 4000%;
  • CYCLOLUX, solucion injeksioni 0.5 mmol/ml, ka pësuar rritje prej 62%;
  • REMSIMA, medikament për sëmundje autoimune dhe inflamatore, i prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar, ka rritje prej 97%;
  • Metformina, barnë për diabetin e prodhuar në Maqedoninë e Veriut, është rritur me rreth 2000%;
  • Ibrance, medikament onkologjik për kancerin e gjirit, i prodhuar nga Pfizer, ka pësuar rritje mbi 1000%;
  • PHESGO, gjithashtu për trajtimin e kancerit të gjirit, i prodhuar në Zvicër, ka një rritje prej 1357%.

Procedura e përllogaritjes së çmimeve, e cila reflekton rritje kaq të mëdha brenda një periudhe shumë të shkurtër, ka ngritur dyshime serioze për abuzime. Burime bëjnë me dije se këto çmime janë miratuar pa u konsultuar me kompanitë farmaceutike dhe pa marrë parasysh kërkesat e tyre.

Në këto kushte, Ministria e Shëndetësisë pritet të japë shpjegime për mënyrën e përllogaritjes së çmimeve dhe për të sqaruar nëse pas këtij ndryshimi të shumëfishtë qëndrojnë vendime preferenciale apo interesa të caktuara tregtare.a.b

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.