Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bardhi: Balluku po moleps dëshmitarët duke u dhënë poste, 2 emrat

01/02/2026
VIDEO/ BELINDA BALLUKU PARAQITET NË SPAK SI PERSON NË HETIM

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar zëvendëskryeministren Belinda Balluku se po përdor pushtetin politik për të ndikuar dhe molepsur dëshmitarë në hetimet penale në zhvillim, duke u dhënë atyre poste kyçe shtetërore. Kuvendi heziton ti heqë imunitetin ndërsa Kushtetuesja po i jep kohë.

Sipas Bardhit, një nga rastet më flagrante është këmbëngulja për emërimin e Viola Haxhiademit në krye të KESH-it, pavarësisht se ajo është person nën hetim. Ai thekson se vendosja e saj në drejtimin e një institucioni strategjik të sektorit energjetik nuk lidhet me meritën apo performancën, por me dhënien e një garancie politike për heshtje dhe bindje ndaj drejtësisë.

Një tjetër rast i përmendur nga Bardhi është tentativa për t’i dhënë Irma Drobonikut një mandat 5-vjeçar në krye të Komisionit të Prokurimeve Publike, gjithashtu person nën hetim. Sipas tij, ky institucion ka rol kyç në kontrollin e tenderëve publikë dhe emërimi afatgjatë synon të sigurojë mbrojtje politike për persona të përfshirë në afera korruptive.

Bardhi deklaron se këto veprime përbëjnë pengim të drejtpërdrejtë të drejtësisë, duke shtuar se përmes posteve dhe mandateve të forta institucionale po tentohet të ndikohen dëshmitarë dhe bashkëpunëtorë që mund të flasin përpara SPAK-ut.

Sipas opozitës, kjo strategji përbën ndërtimin e një “shteti paralel”, me qëllim bllokimin e hetimeve dhe shmangien e përgjegjësisë penale. Bardhi paralajmëron se çdo heshtje institucionale ndaj këtyre veprimeve përbën bashkëpunim me korrupsionin. a.b

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.