Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLGJ refuzon verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka pavarësisht raportit tëProkurorisë së Përgjithshme

30/01/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie
Share on FacebookShare on Whatsapp

KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot, me 6 vota kundër, të mos nisë procedurat për verifikimin e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, pavarësisht raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila ka arritur në përfundimin se ajo ka dhënë deklarime të pavërteta në formularin e dekriminalizimit.

Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme u mbështet nga katër anëtarë të KLGJ-së, të cilët kërkuan nisjen e procedurave për shkarkimin e gjyqtares. Ndërkohë, gjashtë anëtarë të tjerë – Yllka Rupa, Ridvan Hado, Markelian Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kryetari Ilir Rusi – votuan kundër, duke futur procesin e verifikimit në një process të gjatë verifikimi.

Sipas gjetjeve të Prokurorisë së Përgjithshme, Irena Gjoka rezulton se ka mohuar disa herë në formularin e dekriminalizimit faktin se ka qenë e dënuar me vendim të formës së prerë jashtë vendit, si dhe se ka qenë e dëbuar nga një shtet i Bashkimit Evropian. Vetëm verifikimi i këtyre elementeve, sipas ligjit, do të mjaftonte për humbjen automatike të mandatit të saj si gjyqtare.

Çështja mori vëmendje të gjerë publike pas publikimeve në mediat greke, në kohën kur Gjoka ishte gjyqtarja e procesit ndaj Fredi Belerit. Vetë ajo ka pretenduar vazhdimisht se nuk ka qenë në dijeni të vendimeve të autoriteteve greke dhe se thjesht i është refuzuar hyrja në territorin grek, pa iu komunikuar ndonjë arsye apo procedim penal.

Në letrën mbrojtëse drejtuar së fundmi KLGJ-së, Gjoka ka përsëritur se nuk ka pasur dijeni as për një proces gjyqësor dhe as për një vendim penal ndaj saj. Por në maj të vitit 2025, një dokument i siguruar nga media nxori në pah të kundërtën. Dokumenti dëshmon se ajo ka qenë e informuar për masat ndaj saj në Greqi, ka angazhuar një avokat dhe ka ndërmarrë hapa ligjorë për t’i kundërshtuar ato.

Sipas këtij dokumenti, në vitin 2003, Irena Gjoka – atëherë me mbiemrin Maneku – së bashku me bashkëshortin e saj, Stefanaq Gjoka, kanë lëshuar një prokurë noteriale për një avokat në Patra, Andon Konomi, me qëllim ndjekjen e çështjes së tyre ligjore në Greqi. Prokura, e datës 31 mars 2003 dhe e firmosur para një noteri në Fier, përmban pranimin e dëbimit nga territori grek dhe përpjekjet për kundërshtimin e kësaj mase.

Dënimi i gjyqtares është konfirmuar së fundmi edhe nga Prokuroria e Përgjithshme, çka bëri që katër anëtarë të KLGJ-së të kërkonin shkarkimin e saj. Megjithatë, shumica vendosi që çështja të mos trajtohej nga vetë Këshilli, por t’i kalonte Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjyqtarja Gjoka ka dhënë vendime në disa nga proceset më të ndjeshme politike dhe penale të viteve të fundit, përfshirë çështjet ndaj Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut dhe Fredi Belerit. Në komunikimet e mëhershme KLGJ pati deklaruar se po pret hetimin e Prokurorisë për të marrë je vendim për gjyqtaren pasi media dhe zyrtarë politikë publikuan dokumentat e dënimit të saj në Greqi. m.k

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

Veliaj padit në Gjykatën Administrative prokurorin Ols Dado, tregon në seancë dëmet që i kanë ardhur Tiranës nga arrestimi i tij

03/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Dramatike në Shkodër, plagosje me thikë, dy të rinj përfundojnë në spital

03/04/2026
“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

“PD, përgjysmim të ngarkesës fiskale mbi naftën dhe hetim për autoritetin e konkurrencës”

03/04/2026
VIDEO/ Ish ministri Beqaj mbërrin në GJKKO për masën e sigurisë

VLORË/ Një pa jetë gjatë sherrit mes 3 personave. 63-vjeçari me dy goditje

03/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.