Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arrestohet në Turqi Bledar Doçi, vëllai i “Visit të Pojës”, i kërkuar nga drejtësia italiane

30/01/2026
Arrestohet në Turqi Bledar Doçi, vëllai i “Visit të Pojës”, i kërkuar nga drejtësia italiane
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bledar Doçi

Bledar Doçi, vëllai i Elvis Doçit të njohur si “Visi i Pojës”, është arrestuar pak ditë më parë në Turqi, në kuadër të një kërkese të autoriteteve italiane. Burime për SYRI bëjnë me dije se ai akuzohet për pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas hetimeve, Bledar Doçi dyshohet se ka qenë pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllai i tij, Elvis Doçi. Për këtë grup, autoritetet italiane, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kanë lëshuar gjithsej 24 urdhër-arreste. Prokuroria e Breshias ka dokumentuar se gjatë periudhës 2020–2025, organizata ka trafikuar rreth 1.3 ton kokainë.

Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, dyshohet si një nga drejtuesit kryesorë të një organizate kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës me bazë në Durrës. Sipas akuzës, grupi kishte strukturë operative në Shqipëri dhe degëzime në Itali, duke trafikuar lëndë narkotike nga Amerika e Jugut përmes rrugëve tregtare, me destinacion portet kryesore të Europës Veriore.

Nozka “Visi i Pojës” lidhet me marrëdhënien familjare të Elvis Doçit me Xhevdet Troplinin, i cili është daja i tij. Ai i ka shpëtuar arrestimit gjatë operacionit të zhvilluar më 21 maj 2025 dhe vijon të jetë në arrati. Ndërkohë, autoritetet italiane kanë vendosur edhe 22 masa sigurie ndaj anëtarëve të tjerë të dyshuar të organizatës.

Sipas SPAK, hetimet kanë dokumentuar rreth 30 episode të trafikut të drogës në Itali, si dhe 10 raste të tjera në Shqipëri dhe në vende të ndryshme të Europës. Në kuadër të këtij hetimi janë përdorur edhe të dhëna të siguruara nga aplikacionet e komunikimit të enkriptuar SKY ECC.

Elvis Doçi është në kërkim që prej majit 2025, kur Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me autoritetet antimafia italiane, ndërmori një operacion të gjerë kundër këtij rrjeti kriminal të dyshuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike në disa vende të Bashkimit Evropian.

Po ndodh

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

Berisha: Më datë 12 kryengritësit paqësorë do kërkojnë para parlamentit largimin e menjëhershëm të Ramës

06/03/2026
Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

Osmani shpërndan Kuvendin e Kosovës dhe shpall zgjedhje të reja

06/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

Lamallari merr detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme: Rikthehem në shtëpi! Përgjegjësi e madhe dhe nder i posaçëm

06/03/2026
Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

Balluku shfaqet në publik, kthehet tek ministria: Nuk kam as 300, as 30, as 3 apartamente

06/03/2026
“Vendet e punës ndahen nga shtabi elektoral i Ramës dhe Veliajt”

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë për fyerje ndaj Vokshit

06/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.