Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

KLGJ kërkon masa urgjente sigurie në gjykata, letër institucioneve shtetërore

29/01/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie
Share on FacebookShare on Whatsapp

KLGJ

Këshilli i Lartë Gjyqësor i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke kërkuar marrjen e masave urgjente për garantimin e sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit.

Në shkresën e dërguar, KLGJ thekson domosdoshmërinë e vendosjes së punonjësve të Policisë së Shtetit me prezencë të përhershme në gjykata, si dhe hartimin e një plani të detajuar sigurie, i cili duhet të shërbejë si bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në institucionet e drejtësisë.

Po ashtu, Këshilli kërkon që gjykatat të klasifikohen si institucione të rëndësisë së veçantë, duke vënë në dukje se ky proces duhet të përfundojë brenda një kohe sa më të shkurtër.

SHKRESA E PLOTË/ Këshilli i Lartë Gjyqësor i kërkon institucioneve ndërhyrje urgjente për realizimin e këtyre masave: Vendosja e Policisë së Shtetit në të gjitha gjykatat e vendit, me prezencë të përhershme, personel të trajnuar dhe plan të dedikuar sigurie. Mbështetje buxhetore dhe përmirësim i infrastrukturës së sigurisë. Klasifikim i gjykatave si institucione të rëndësisë së veçantë.

Rishikim i kuadrit ligjor dhe nënligjor që rregullon sigurinë në gjykata, për të përcaktuar qartë kompetencat, përgjegjësitë dhe burimet financiare ndërinstitucionale. Rishikim i plotë i protokolleve të hyrjes dhe daljes në gjykata, përfshirë procedurat e kontrollit për palët, dëshmitarët dhe të pandehurit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor u bën thirrje Kuvendit të Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave që, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Shtetit, të hartojnë një Plan Kombëtar për Sigurinë në Gjykata, i cili të përcaktojë përgjegjësitë e secilit institucion, afatet e zbatimit, burimet financiare si dhe mekanizmat e kontrollit dhe raportimit. Ky plan duhet të përfundojë brenda një kohë sa më të shkurtër dhe të jetë bazë për ristrukturimin e plotë të sistemit të sigurisë në gjykata. Këshilli i Lartë Gjyqësor mbetet i gatshëm të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse dhe të kontribuojë me ekspertizën e tij në hartimin e këtij dokumenti strategjik.

Po ndodh

PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026
Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

11/03/2026
DY STANDARDE/ Rama shmangu garën për kryetar, Kryesia e re e PS vendos kriteret për zgjedhjet e krerëve lokalë

Rama mbledh Kryesinë e PS-së një ditë para votimit të imunitetit të Ballukut, u kujton zgjedhjet e brendshne në PD

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026
Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

Anulohet tenderi për portin e ri tregtar në Porto Romano, kompania e vetme në garë nuk dorëzon ofertë

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.