Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj

Share on FacebookShare on Whatsapp


Jepet dënimi për grupim e trafikit të narkotikëve kryesuar nga Moisi Habilaj.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme kërkesën për gjykimin e çështjes penale ndaj Moisi Habilajt, Nezar Seitit, Fatmir Minajt dhe Maridian Sulajt (alias Meridian Sulaj), të akuzuar për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim dhe në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Gjykimi u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe në përfundim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Luljeta Kole, shpalli vendimin nr. 6, datë 23.01.2026.

Sipas vendimit, Moisi Habilaj u shpall fajtor për veprën penale të trafikimit të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për veprën penale të “Grupit të strukturuar kriminal”, për disa episode të zhvilluara në Shqipëri dhe Itali. Në bashkim të dënimeve, ai u dënua me 15 vite burgim, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul me një të tretën, duke u dënuar përfundimisht me 10 vite burgim, për t’u vuajtur në një burg të sigurisë së lartë.

Edhe Nezar Seiti u shpall fajtor për veprën penale të trafikimit të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për episode të zhvilluara në Itali, dhe u dënua fillimisht me 12 vite burgim. Pas aplikimit të uljes me një të tretën, dënimi përfundimtar ndaj tij u caktua 8 vite burgim. Akuza për “Grup të strukturuar kriminal” ndaj Seitit u pushua, pasi ai ishte dënuar më parë për të njëjtin fakt penal.

Gjykata vendosi pushimin e akuzave për veprën penale të trafikimit të narkotikëve dhe atë të “Grupit të strukturuar kriminal” ndaj Fatmir Minajt dhe Maridian Sulajt, pasi ndaj tyre kishte vendime të formës së prerë për të njëjtat fakte. Për rrjedhojë, u hoq edhe masa e sigurisë “Arrest në burg” e vendosur më herët ndaj tyre.

Po ashtu, gjykata urdhëroi konfiskimin e provave materiale, përfshirë një mjet lundrues gomone dhe pajisjet përkatëse, të cilat do të kalojnë në favor të shtetit, ndërsa shpenzimet proceduriale dhe gjyqësore do të mbulohen nga të pandehurit e shpallur fajtor.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga komunikimi i vendimit të arsyetuar.a.b

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Balluku shtyn ditët me dorën e Peleshit, anulohet mbledhja për imunitetin

28/01/2026
Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

Seancë maratonë e Kuvendit, ndryshimet në Kodin Penal kalojnë në orarin e gjumit të parë

28/01/2026
Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, po të tjerët

28/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

SHIJAK/ Pas mesazheve për mikeshën e Ferrës, qëllohet me një plumb në brinjë

28/01/2026
76 kryebashkiakë të rrjetit B40 në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt për paraburgimin pa afat

76 kryebashkiakë të rrjetit B40 në mbështetje të Imamoglu dhe Veliajt për paraburgimin pa afat

28/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.