Pamje të predhave të gazit
Gazetarët kanë publikuar foto nga kancet e mbetura të predhave të gazit përdorur nga polivia kundër protestuesve.
Ato kanë skaduar në 2023. Kjo i bën ato edhe më toksike dhe jashtë kontrollit duke shtuar dëmet.
Gazi i përdorur ka lënë një shije të metaltë në gojë tek ata që kanë rënë në kontakt, ndryshe nga herët e tjera që gazi digjte dhe shkaktonte lotim.
Ndërkaq policia duhet të publikojë menjëherë përmbajtjen e gazit të sulmit, efektet e tij, si neutralizohet në kushtet e rrugës. Ndryshe policia dhe urdhëruesit duhet të ndiqen penalisht për përdorim të solucioneve kimike të dyshuara helmuese mbi turmat e qytetarëve.
Prokuroria duhet të marrë urgjent mostrat e gazit dhe të hetojë përqëndrimin e përbërësve tij toksikë, nervoparalizuese dhe agresiv në shikim dhe mushkëri. a.b





