Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Çfarë kërkon të arrijë Veliaj përmes padisë ndaj Prokurorit Ols Dade. Nuk preket Dumani

23/01/2026
“Provat e reja, prokurorët janë të bindur se Veliaj intimidon”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me një padi kundër institucionit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe prokurorit Ols Dado. Përmes kësaj padie, Veliaj kërkon shpalljen e pavlefshmërisë absolute të dekretit të emërimit të Dados në detyrën e prokurorit.

Padia e Veliajt nuk ndryshon shumë prej sulmeve që ai dhe kompanitë e PR të vëllait kryen ndaj prokurorit Dade përgjatë procesit hetimor. Veliaj kërkon të zbehë personalitetin e prokurorit përgjatë procesit gjyqësor duke menduar se kjo do të lehtësojë akuzat ndaj tij dhe do ti krijojë përparësi përgjatë debatit në gjyq.

Ndërsa Veliaj ka zbrazur gjithë bateritë ndaj Dados, prokurori tjetër i çështjes Altin Dumani nuk është prekur fare nga sulmet e tij.

Sipas padisë, emërimi i Ols Dados në vitin 2008 është kryer në shkelje të hapur të ligjit, pasi ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës, e cila përbënte një kriter të detyrueshëm ligjor për ushtrimin e funksionit të prokurorit. Veliaj pretendon se Dado ka kaluar drejtpërdrejt nga statusi i noterit në atë të prokurorit, pa plotësuar kushtet e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi në atë periudhë.

Në padi thuhet se ky emërim i pretenduar si i paligjshëm ka prodhuar pasoja të rënda institucionale dhe administrative, duke ndikuar jo vetëm në funksionimin e Bashkisë së Tiranës, por edhe në interesin publik dhe rendin institucional të Republikës së Shqipërisë. Sipas kryebashkiakut, vendimmarrjet dhe veprimet e ndërmarra nga Ols Dado në cilësinë e prokurorit kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në procese që lidhen me administrimin vendor. a.b

Po ndodh

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

Berisha takon deputetin gjerman Peter Beyer: Opozita, e vendosur për integrimin europian të Shqipërisë

10/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shqiptarët nuk protestojnë për naftën edhe pse  paguajnë çmimin më të lartë

Qeveria e frikësuar nga rritja e çmimeve por nuk ul taksat. Ministrat në panik, takim me kompanitë e hidrokarbureve

10/03/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Kuvendi voton imunitetin, Balluku do të mbajë një fjalim

10/03/2026
Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Dritan Leli paraqitet në SPAK, pa detaje mbi arsyen e thirrjes

10/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.