Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

21/01/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

Screenshot

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë operacionit

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka finalizuar pas 3 muajsh hetime me metoda proaktive operacionin e koduar “Anëtarët”, duke goditur një grup kriminal të përfshirë në shitjen e armëve të zjarrit.

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga 3 pjesëtarë të grupit, të tre me precedent penal. Dy prej tyre u kapën në flagrancë në zonën e Tufinës, teksa tentonin të shisnin 2 armë zjarri kallashnikov. Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër, i dyshuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Artur Brahimaj, Ilir Zyberi dhe Artur Rushiti janë arrestuar si anëtarë të grupit të trafikut të armëve, ndërsa policia ka sekuestruar 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.

Në kuadër të aksionit policor u sekuestruan gjithsej 5 armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonat e Tufinës dhe Freskut.

Në pranga ranë shtetasit I. Z., 55 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, A. B., 63 vjeç, i dënuar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mashtrim, si dhe A. R., 46 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje. Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi E. S., 28 vjeç.

Nga hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, dyshohet se grupi shiste armë zjarri në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. a.b

Po ndodh

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policët në aksion me uniforma borxh, qeveria zhurmon për dixhitalizim dhe kamera në trup

EMRAT/ 14 policë konkurojnë për kreun e Policisë së Shtetit

11/03/2026
Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.