Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Me Ramën, baronët e drogës janë të gjithëfuqishëm, emërojnë deputetë, ministra

17/01/2026
Berisha: Me Ramën, baronët e drogës janë të gjithëfuqishëm, emërojnë deputetë, ministra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në foltoren e Laprakës se me Ramën, baronët e drogës janë të gjithëfuqishëm, emërojnë deputetë, ministra, por ne nuk tërhiqemi nga denoncimet ndërsa shpjehoi mekanizmin e kapjes së ish kryetarit të PD.

“Dy dosje i kishte hapur kryetarit tonë. Dhe ia tërhiqte fijet siç donte, siç i interesonte. Ditën e thërriste në prokurori, natën i çonte Engjëll Agaçin dhe bënte pazaret në kurrizin tuaj.
Pavarësisht nga kjo, ju nuk i dinit këto në atë kohë, por ju zgjodhët të drejtën, zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët për të shpëtuar Shqipërinë, një Shqipëri me opozitë. Edhe kjo është zgjedhja më e madhe që keni bërë ju në jetë. Ju garantoj se ky është vendimi më i rëndësishëm që ju keni marrë.
Për ata që besojnë në vlerat e lirisë. Dhe liria pa pluralizmin, pa opozitën e vërtetë nuk ekziston. Është një, është një nocion fiktiv. Por e thashë dhe njëherë, njerëz të pamposhtur, parti e pamposhtur. Çfarë kalvari kaluam, kaluam së bashku? Çfarë sulmesh më të pamerituara ndaj nesh? Çfarë izolimi më të thellë që mund të ketë provuar ndonjëherë? Ne që nxorëm Shqipërinë nga izolimi, u përpoqën të na izolonin pesë pashë nën dhe. Kjo është e vërteta, po ju nuk u mposhtët. Jo, nuk u mposhtët.
Ku jemi sot? Sot, ne të cilët, thashë pra, dy vite më parë na u përpoqën të na izolojnë si kurrë ndonjëherë një forcë politike, jemi forca politike më e mbështetur në Europë. Janë 7 rezoluta nga tetori i 2024-ës në 5 dhjetor të 2025-ës, të cilat damkosin regjimin e Edi Ramës një lloj si regjimin e Venezuelës, si Maduro.
Janë shtatë rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë politike të botës, të qendrës së djathtë dhe të djathta. Partitë që qeverisin sot në vendet më të mëdha dhe më të lira, të cilat damkosin Shqipërinë si një narkoshtet. Edi Ramën si një autokrat, si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, si një njeri që ka shtruar zgjedhjet në farsë elektorale.
Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës. Pra, jo vetëm që dolëm nga izolimi i pamerituar, por arritëm të damkosim regjimin e Tiranës si një nga regjimet më të rrezikshme në Europë dhe në botë për sigurinë e Europës dhe për sigurinë më gjerë. Ju jeni dëshmitarë, jeni dëshmitarë. Për vite dhe vite ne denonconim narkoshtetin e Edi Ramës.
Mallkime merrnim ne, ua them unë. Si ia nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë.
Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur”, tha Berisha. a.b

Po ndodh

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

Berisha: Edi Rama duhet të ishte në ndjekje penale për dosjen “Partizani”

06/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

Berisha: Mediat e kontrolluara nga qeveria duan të mbajnë në këmbë regjimin mafioz të Ramës

06/04/2026
Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

Trump: Nesër afati i fundit për marrëveshje me Iranin

06/04/2026
Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

Berisha: Irena Gjoka ka bërë 5 falsifikime dhe ka fshehur pasuri, por nuk ndëshkohet, mbrohet nga familja Rama

06/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.