Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA sulmon Venezuelën, kap Presidentin Maduro dhe të shoqen. Bombardime në Karakas dhe disa qytete

03/01/2026
Share on FacebookShare on Whatsapp

SHBA ka kryer sulme ajrore brenda Venezuelës duke shkatërruar objektiva në kryeqytetin e vendit Karakas dhe disa qytete të tjera, ndërsa forcat Delta të SHBA kanë arrestuar në rezidencën e tij Presidentin e vendit Maduro dhe të shoqen.

Shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin Karakas dhe në disa rajone të tjera të vendit, në atë që autoritetet venezuelase e kanë cilësuar si një sulm të drejtpërdrejtë ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas qeverisë së Venezuelës, bombardimet kanë goditur zona të ndryshme përfshirë Karakasin, Mirandën, Aragua dhe La Guairan, duke shkaktuar panik te qytetarët, ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të konsiderueshme. Presidenti Nicolás Maduro pak para arrestimit të tij nga forcat amerikane ka firmosur menjëherë shpalljen e gjendjes së emergjencës dhe ka urdhëruar aktivizimin e të gjitha planeve të mbrojtjes kombëtare.

“Të gjithë populli i Venezuelës dhe Forcat e Armatosura Kombëtare Bolivariane janë të dislokuara për të garantuar sovranitetin dhe paqen”, thuhet në deklaratën zyrtare të qeverisë, ndërsa bëhet thirrje për mobilizim të forcave politike dhe sociale në mbarë vendin.

Pamje të verifikuara nga CNN tregojnë tym dhe shpërthime pranë zonës së Fort Tiuna në Karakas, ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes. Një dëshmitar okular ka deklaruar se ka dëgjuar avionë që fluturonin në lartësi të ulët dhe ka parë shpërthime nga banesa e tij. Shpërthime dhe zjarre të mëdha janë raportuar edhe në qytetin bregdetar Higuerote, rreth 80 kilometra në lindje të kryeqytetit, pranë një aeroporti lokal.

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij janë kapur nga forcat speciale amerikane. Burime zyrtare për CBS News kanë deklaruar se operacioni është kryer nga njësia elitare Delta Force, e specializuar për misione me rrezik të lartë dhe kundër terrorizmit. Detajet mbi vendndodhjen dhe mënyrën e kapjes nuk janë bërë ende publike.

Më herët, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkruar në rrjetin e tij Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë zhvilluar një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe se gjatë këtij operacioni është “kapur udhëheqësi i vendit, Presidenti Nicolás Maduro”, së bashku me bashkëshorten e tij, të cilët sipas tij janë nxjerrë jashtë territorit venezuelas. Trump ka shtuar se operacioni është kryer në bashkëpunim me forcat ligjzbatuese amerikane dhe ka paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 11:00 në rezidencën e tij Mar-a-Lago.

Nga ana tjetër, autoritetet në Karakas kanë dhënë sinjale kontradiktore. Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, ka deklaruar se qeveria nuk e di vendndodhjen e presidentit Maduro dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke kërkuar “prova të menjëhershme jete” për të dy. Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, ka njoftuar një mobilizim të menjëhershëm të forcave ushtarake në të gjithë vendin.

Në një video-mesazh, Padrino López e cilësoi situatën si “agresionin më të rëndë ndonjëherë kundër Venezuelës” dhe bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence. “Ata na kanë sulmuar, por nuk do të na nënshtrojnë”, u shpreh ai, duke theksuar se forcat e armatosura po veprojnë sipas urdhrave të presidentit Maduro. r.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026
Nuk ka asnjë polic të plagosur/ Berisha sfidon Koçiun: Nxirr fotot, emrat, ku i ke?

Nuk ka asnjë polic të plagosur/ Berisha sfidon Koçiun: Nxirr fotot, emrat, ku i ke?

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.