Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26/12/2025
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paraqitur një projektligj të ri të titulluar “Ligji për Demokracinë dhe Mirëqenien në Ballkanin Perëndimor”, i cili synon forcimin e angazhimit amerikan në rajon përmes rritjes së tregtisë, investimeve dhe mbështetjes politike.

Projektligji është depozituar më 10 shtator 2025 në Dhomën e Përfaqësuesve dhe përfshin Shqipërinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kroacinë. Në dokument, Ballkani Perëndimor cilësohet si një rajon me rëndësi strategjike për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e Evropës.

Nisma ligjore parashikon një qasje gjithëpërfshirëse të SHBA-ve ndaj rajonit, duke kombinuar mbështetjen demokratike, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë, si edhe duke adresuar ndikimet e aktorëve të jashtëm. Edhe pse Shqipëria nuk përmendet drejtpërdrejt me emra konkretë, ajo përfshihet qartësisht në analizat dhe politikat e hartuara për Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të veçantë të projektligjit janë problematikat që prekin drejtpërdrejt vendet e rajonit, përfshirë korrupsionin dhe dobësitë institucionale. Kongresi amerikan e identifikon korrupsionin, sidomos në nivelet e larta politike, si një nga pengesat kryesore për zhvillimin demokratik dhe ekonomik. Shqipëria renditet mes vendeve që përballen me sfida serioze, veçanërisht në fushat e prokurimeve publike, tenderave, funksionimit të institucioneve të pavarura dhe proceseve zgjedhore.

Sipas projektligjit, korrupsioni minon sigurinë, dekurajon investitorët amerikanë dhe europianë dhe dobëson besimin e qytetarëve tek institucionet demokratike.

Pikat kryesore të projektligjit përfshijnë:

Forcimin e demokracisë dhe luftën kundër korrupsionit, me mbështetje për gjyqësorin, prokurimet publike dhe mediat e pavarura.

Rritjen e tregtisë dhe investimeve amerikane, sidomos në energji të pastër, infrastrukturë, bujqësi, teknologji dhe bizneset e vogla.

Reduktimin e varësisë nga energjia ruse, duke nxitur diversifikimin energjetik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme.

Sanksione të kodifikuara ndaj individëve dhe subjekteve që kërcënojnë stabilitetin dhe sundimin e ligjit në rajon.

Raporte të detyrueshme mbi ndikimin rus dhe kinez, duke përfshirë fushata dezinformimi, ndërhyrje politike dhe kërcënime kibernetike.

Mbështetje për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës digjitale.

Zgjerimin e programeve arsimore dhe shkëmbimeve, përfshirë universitetet, Peace Corps dhe nisma për të rinjtë.

Krijimin e “Young Balkan Leaders Initiative”, për zhvillimin e liderëve të rinj në biznes, teknologji, qeverisje dhe gazetari.

Mbështetje për integrimin euroatlantik, duke riafirmuar përkrahjen e SHBA për anëtarësimin në BE dhe NATO të vendeve që plotësojnë kriteret. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
Pamje filmike nga takimet e Ergys Agasit me Ermal Beqirin dhe Mirlinda Karçanajn në zyrën e Agasit

Prokuroria e Tiranës shpall moskompetencën për verën e Agasit

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare ish deputeti dhe politikani, Tomor Dosti

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.