Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Varret e Selcës, pre e gërmimeve pirate, 4 në pranga

13/12/2025
Varret e Selcës, pre e gërmimeve pirate, 4 në pranga
Share on FacebookShare on Whatsapp

Varret e Selcës

Policia e Pogradecit ka ndaluar në flagrancë katër të rinj teksa po kryenin gërmime të paligjshme në Varret Monumentale Ilire të Selcës së Poshtme, në zonën e Mokrës. Ata u kapën nga inspektori i policisë së zonës, pas një informacioni operativ të marrë nga banorë të fshatit, të cilët kishin vënë re persona që përdornin detektorë metalesh dhe po gërmonin në pjesën anësore të territorit arkeologjik.

Sipas burimeve, të rinjtë janë banorë të zonës së Korçës dhe ndaj tyre po kryhen veprimet e para hetimore në vendngjarje, për t’u shoqëruar më pas në komisariatin e policisë.

Kjo shënon rastin e parë kur policia arrin të kapë në flagrancë persona që gërmojnë në varret ilire në kërkim të metaleve apo objekteve arkeologjike me vlerë. Ndërkohë, gjatë 2–3 muajve të fundit janë konstatuar edhe tre raste të tjera gërmimesh të paligjshme në këtë zonë, të cilat kanë mbetur pa autor.

Varret Ilire të Selcës, që datojnë në fundin e shekullit IV para Krishtit, janë të veçanta dhe unike në shkallë evropiane. Ato janë shpallur zonë arkeologjike e kategorisë A, por pavarësisht këtij statusi, hyrja e personave të paautorizuar mbetet e lehtë, pasi zona nuk është e rrethuar apo e siguruar nga institucionet përgjegjëse.

Situata është bërë edhe më problematike pas ndërtimit të rrugës së re Qukës–Qafë Plloçë, e cila kalon shumë pranë territorit arkeologjik, duke ua lehtësuar aksesin personave që synojnë gërmime të paligjshme në kërkim të pasurive arkeologjike. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

PD letër zyrtare Ambasadave në Tiranë: Monitoroni procesin në Gjykatën e Lartë, po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar

01/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Detaje të akuzës për organizatën MEK nga ana e SPAK, çfarë thuhet në dosje: Nga ‘provokimi i luftës’ deri tek sulmet kibernetike

Ambasada e SHBA në Tiranë paralajmëron për rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin

01/04/2026
Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

Xhaferri takim me ambasadorin e BE në Tiranë: Opozita po pengohet në Parlament

01/04/2026
“Ditmir Bushati prish imazhin e Metes…!”

DITMIR BUSHATI/ …Deri ditën e letrës së Ramës me Vuçiç

01/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.