Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skenari i PS për të marrë Avokatin e Popullit, vendimarrja mbi firma të bëra nul

11/12/2025
Skenari i PS për të marrë Avokatin e Popullit, vendimarrja mbi firma të bëra nul
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se mazhoranca po rrëmben institucionin e Avokatit të Popullit, që vazhdimisht i përkiste opozitës.

“Kandidaturat e mbështetura nga PD, zoti Besim Ndregjoni, zonjën Adriana Kalaja dhe 4 kandidatura të tjera, të cilat plotësonin të gjitha kushtet për përmbushjen me dinjitet të asaj detyre të rëndësishme në rrafshin e lirive dhe të drejtave të njeriut, sidomos në këtë vend ku diktatura autoritare konsolidohet gjithnjë e më shumë.
Me këtë akt jo vetëm rrëmbyen një institucion, i cili që nga krijimi i tij gjer sot, në traditën e krijuar, i përkiste opozitës, por e vërteta është se zhbënë edhe përpjekjet më serioze që u bënë për të vendosur një lloj bashkëpunimi në çështjet më kryesore me interes të përbashkët siç janë dy-tre reforma.
Pra, çfarë treguan me këtë?
Treguan se ulja me ta në tavolinë është totalisht pa fryte”, tha Berisha pas diskutimeve në Parlament.

Berisha shpjegoi edhe momentin kur deputetë të PD dhanë firmat për Endri Shabanin duke bërë të ditur se ai i mori firmat kur mbështeti Florian Binajn! Por doli se është i lidhur kryekëput me Edi Ramën.

“Unë nuk them që nuk i mori firmat Endri Shabani.
I mori në një periudhë Endri Shabani kur ai mbështeti Florian Binën, se nuk mund të them që nuk ishte një koalicion moral i plotë i të gjitha forcave politike.
Por pastaj dolën një seri problemesh që faktuan se ai që kishte atë fjalor si opozitar i opozitës, nuk ishte vetëm kaq, por ishte një person me lidhje kryekëput me Edi Ramën.
Dhe ky nuk është vetëm mendimi ynë, por është një mendim më i gjerë edhe i faktorëve të palidhur me opozitën, por që ishin dhe janë që Avokati i Popullit të jetë një person i besueshëm, një person me kredenciale dhe integritet të lartë.
Më së paku, Endri Shabani është kryetar i një partie, nuk po marr anën tjetër.
Por Komisioni i Ligjeve vendosi që deputetët nuk do kenë të drejtë të firmosin për më shumë se një kandidat.
Në përputhje me këtë vendim, grupi parlamentar i PD dërgoi një shkresë në Kuvend ku e informon se tërheq çdo firmë për çdo kandidat.
Dhe, këtë vendim të Komisionit të Ligjeve, në mënyrë të habitshme, e hodhi poshtë mazhoranca pa asnjë vendim.
E bëri të paqenë pa marrë asnjë vendim në asnjë institucion.
Pse e bëri këtë? Se humbisnin firmat për Endrin Shabanin”, shpjegoi Berisha. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.