Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy vëllezërit, si e realizuan vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi

24/11/2025
Dy vëllezërit, si e realizuan vrasjen e ndërtuesit Eduart Reçi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Tiranës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim vëllezërit Florian Dukaj dhe Shkëlqim Dukaj, të akuzuar për vrasjen me paramendim të ndërtuesit Eduart Reçi, ngjarje e kryer për interes pasuror.

Dy të pandehurit do të përballen me tre akuza të rënda: “Vrasje me paramendim” në bashkëpunim, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve” dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”, të parashikuara nga nenet 78/2, 25, 278 dhe 279/1 e 25 të Kodit Penal.

Si ndodhi ngjarja

Nga hetimet e procedimit penal nr.7559 të vitit 2024, Prokuroria thotë se është provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se Shkëlqim Dukaj, në bashkëpunim me vëllanë e tij Florian Dukaj, fillimisht ka tentuar vrasjen e Reçit më 8 nëntor 2024 dhe më pas ka kryer ekzekutimin e tij më 13 nëntor 2024.

Hetimi ka zbardhur se konflikti mes palëve lidhej me çështje pronësie. Vëllezërit Dukaj, pronarë të një lokali ngjitur me pronat e viktimës, dyshohet se kishin ndërtuar pa leje duke zaptuar një pjesë të tokës së Reçit. Ky i fundit, ndonëse kishte hasur mosmarrëveshje të përsëritura, kishte hezituar të ndiqte rrugën gjyqësore për shkak të pozicionit të Shkëlqim Dukajt si oficer policie, duke kërkuar vetëm lirimin vullnetar të hapësirës.

Prokuroria thotë se për shkak të interesit pasuror dhe frikës se, në rast se viktima ndërtonte një pallat të ri, ai do të kërkonte pjesën takuese të pronës, vëllezërit kanë vendosur ta eliminojnë.

Plani i ekzekutimit

Sipas dosjes hetimore, dy të pandehurit kanë përgatitur me kujdes planin kriminal:

  • kanë bërë qitje në poligon për t’u siguruar për saktësinë e goditjes;
  • kanë siguruar armë zjarri, dylbi dhe mjete të tjera;
  • kanë studiuar zonën dhe pamjen e oborrit të lokalit të viktimës;
  • kanë zgjedhur kryerjen e vrasjes natën, nga distancë, në një pozicion të padiktueshëm nga kamerat;
  • kanë përdorur fishekzjarre për ta nxjerrë viktimën në oborr.

Të gjitha këto elemente, sipas Prokurorisë, provojnë paramendimin dhe përgatitjen e plotë të vrasjes me qëllim shmangien e identifikimit dhe përgjegjësisë penale.

Dosja tashmë i kalon gjykatës, e cila do të vendosë mbi akuzat e ngritura ndaj vëllezërve Dukaj. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Ahmetaj reagon ndaj deklaratës së Ramës: Po kërkon të ndikojë gjykatën në çështjen tine

11/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

Berisha: Leva e Arkimedit për rrëzimin e Ramës jemi ne. Nesër në protestë

11/03/2026
Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

Ferit Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria, solidaritet me Izraelin pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollah

11/03/2026
PD nuk do të bojkotojë Komisionin e Reformës Territoriale

PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën për editorialin me Vuçiç mbi integrimin e Ballkanit në BE

11/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.