Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SAMI NEZA/ Pro grushtit të shtetit!

21/11/2025
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sami Neza

Kush nga projektuesit e tezës së “shtetit të prokurorëve” mund të gjejë apo të citojë një ligj apo akt nënligjor ku sanksionohet se nëse një ministër kapet duke vjedhur nuk është subjekt i prokurorisë dhe gjykatave por diskrecion vetëm i kryeministrit.

Kjo tezë nuk ishte fare në tryezat e debatit kur u shkarkua nga detyra Arben Ahmetaj, zv/kryeministër dhe ministër i Financave. SPAK i hapi dosjen, Rama e (para)shkarkoi dhe prokuroria nisi letrat në Kuvend për t’i hequr imunitetin. Nuk ka asnjë ndryshim me procedurën ndaj Ballukut. Pra SPAK i ka komunikuar akuzën, Rama duhej ta shkarkonte nëse ajo vetë nuk dorëhiqej dhe prokuroria i nis letrat në Kuvend nëse duhet hequr edhe imuniteti.

Pra është Rama ai që ka shkelur logjikën e etikës.

Të gjithë ata që gjatë pasditës së të enjtes promovuan shkeljet ligjore të SPAK dhe GJKKO fyejnë inteligjencën edhe të banorit më të pakënduar të këtij vendi. Të këmbëngulësh që pezullimi i ministrit për shkak të dyshimeve për korrupsion përbën agresion të gjyqësorit ndaj qeverisë, do të thotë ta zhveshësh drejtësinë nga kompetencat e veta dhe arsyen se pse mbahet.

Mbrojtja më e mirë për Ballukun do të ishte rruga e etikës, dorëheqja ose shkarkimi i saj dhe jo shpikja e juristëve ‘vullnetarë’ që krijojnë kontekstin e ndonjë lëvizje të qeverisë apo parlamentit për ta bërë të paqenë vendimin e gjykatës në emër të asaj që u zbulua orët e fundit: qeverisë sublime, qeverisë së pagjykueshme dhe qeverisë si vullnet i popullit që nuk mund të matet, gjykohet apo cenohet nga vullnete institucionale.
Pra ajo çfarë vjen përmes votës dhe plazmohet në udhëheqje i nënshtrohet vetëm gjykimit të popullit kur t’i vijë dita dhe asnjë verdikti tjetër që buron nga ligji dhe institucionet.

Gjë më parapolitike se kjo nuk mund të kishin dëgjuar veshët në këtë vend.

Drejtësia ka detyrë të evidentojë të keqen dhe të japë ndëshkim për të. Këtë nuk e bën dot populli emër për emër e funksion për funksion. Populli e bën përmes votës duke ia hequr një pale pushtetin dhe duke ia dhënë një tjetre. Por ky gjykim nga populli nuk përjashton mekanizmat e tjerë që mbajnë republikën nga votimi në votim. Se kush do të siguronte se është populli që voton po të mos jenë institucionet?

E zëmë për një çast se është ashtu siç deklaron network-i propagandistik i Ramës: SPAK nuk mund të pezullojë ministrin, kryeministrin. Pra nëse SPAK ka mjaftueshëm argumenta për abuzim me paranë dhe pushtetin për ministrat e Ramës apo Ramën vetë nuk duhet të “agresojë” me vendimmarrje pasi i bie që po shkarkon një ministër apo kryeministër të cilët kanë rrugë tjetër të afirmimit.

Por ministrat ndërrohen edhe pa pasur asnjë ndërhyrje nga drejtësia, mund të ndërrojë edhe kryeministri për shkak se humbet mbështetjen në parti për arsye që nuk janë penale. Atëherë pse një ministër apo kryeministër mund të shkarkohet, zëvendësohet, pezullohet nga struktura etike dhe organizative të partisë bazuar në statut, ndërsa drejtësia, SPAK dhe Gjykata e Posaçme nuk e bëkan dot edhe pse favorizohen me të paktën një arsye më shumë: bazimin në ligj që për nga hierarkia është më lart se statuti?

Nuk e bëkan ose nuk duhet ta bëjnë se është grusht shteti. Duhet të jesh plotësisht pro këtij grusht shteti.

Spekulimi me nenin për të zgjedhurit që nuk mund të pezullohen është thjesht truk për të pavëmendshmit. SPAK nuk e ka pezulluar Ballukun si deputete dhe askund nuk thuhet se ministrat kanë imunitet si deputetët edhe kur ministri dhe deputeti përkojnë tek i njëjti person. Imuniteti është për shkak të zgjedhjes me votë dhe nuk prodhohet nga emërimi i çfarëdo shkalle, siç është ministri.

Këta që i bëjnë jehonë tezës triviale të qeverisë superiore që po kërcënohet nga “republika e prokurorëve” më ngjajnë sikur kanë dalë nga statujat e thyera të një kohe shumë të vjetër ku piramida e pushtetit ishte një hu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.