Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes

20/11/2025
BKT inauguron degën e restauruar dhe rinovuar në Vlorë – Një urë midis trashëgimisë dhe të ardhmes
Share on FacebookShare on Whatsapp

Inagurimi i degës së BKT

Banka Kombëtare Tregtare vijon rrugëtimin e saj të zhvillimit dhe përkushtimit ndaj klientëve me inaugurimin e degës së restauruar dhe rinovuar në qytetin e Vlorës. Ceremonia u zhvillua në ndërtesën historike të bankës, e cila është restauruar me kujdes duke ruajtur vlerat arkitektonike dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, ndërkohë që janë aplikuar standardet më bashkëkohore të teknologjisë dhe dizajnit. Ndërtesa i ka hapur dyert më 15 nëntor 1926 dhe aktualisht gëzon statusin “Monument kulture i kategorisë së parë”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Bordit Drejtues të BKT, Z. Mehmet Usta, u shpreh se: “Dega e re në Vlorë përfaqëson më shumë se një investim në infrastrukturë; ajo pasqyron premtimin tonë për t’u rritur krah për krah me klientët dhe komunitetet tona, për të ndërthurur traditën me inovacionin dhe për të vazhduar të shërbejmë me përsosmëri edhe për njëqind vitet e ardhshme. Ambientet janë ridizenjuar për të krijuar një hapësirë mikpritëse, ku çdo vizitë kthehet në një eksperiencë të këndshme dhe efikase. Teknologjia moderne, shërbimet e automatizuara dhe ndihma profesionale e stafit janë harmonizuar për të siguruar që çdo klient të marrë shërbim të personalizuar dhe të shpejtë. Në këtë mënyrë, ne vazhdojmë të forcojmë lidhjen me njerëzit që na besojnë prej dekadash, duke vendosur kujdesin ndaj klientit në qendër të çdo nisme.”

 

Drejtori i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues të BKT, Z. Seyhan Pencabligil, tha se me degën e Vlorës përfundon edhe procesi i restaurimit të të gjithë ndërtesave të degëve historike të bankës në qytetet Durrës, Elbasan, Korçë dhe Vlorë – një investim i rëndësishëm për të rikthyer shkëlqimin e tyre. Ai theksoi rëndësinë e restaurimit dhe rinovimit të tyre jo vetëm për t’u shërbyer klientëve të bankës, por edhe për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore të këtyre ndërtesave që janë pjesë e identitetit të qyteteve ku ndodhen.

Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë të biznesit, klientë si edhe drejtues të lartë të Bankës Kombëtare Tregtare, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Çalik Holding, Z. Mustafa Aksoy.

Në kuadër të këtij përvjetori të rëndësishëm, dhe si pjesë e angazhimit për qëndrueshmëri dhe trashëgimi afatgjatë, BKT mbolli 100 rrape në qytetin e Vlorës dhe në çdo qytet ku ndodhen degët e saj historike, si një simbol i gjallë i trashëgimisë dhe rrënjëve të forta të institucionit.

Dega e Vlorës i bashkohet 30 degëve të tjera të BKT, ku është implementuar një model i ri shërbimi, që ofron më shumë lehtësi, qasje më të shpejtë, procese të thjeshtuara dhe zgjidhje të personalizuara nga një ekip profesionistësh të përkushtuar dhe infrastrukturë dixhitale me standardet më të larta. Ky transformim përfaqëson filozofinë e BKT-së për të qenë gjithmonë pranë klientëve, duke ofruar një eksperiencë bankare që kombinon përkushtimin njerëzor me teknologjinë më të avancuar.

BKT është banka më e madhe në Shqipëri, me një total aktivi prej rreth 7 miliardë dollarësh në baza të konsoliduara të grupit bankar në fund të dhjetorit 2024, duke zotëruar gjithashtu 25% të aseteve totale të sistemit bankar në Shqipëri. Ajo operon në Shqipëri nëpërmjet 62 degëve dhe agjencive dhe u shërben më shumë se 800,000 klientëve me produkte dhe shërbime novatore.

Në sajë të performancës së saj të lartë, BKT është vlerësuar ndër vite me çmime të ndryshme prestigjioze, si “Banka më e Mirë në Shqipëri”, nga institucione të mirënjohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, si The Banker, Global Finance, Euromoney, EmeaFinance, Finance Central Europe, etj. Aksionari i vetëm i bankës është Çalık Holding, themeluar në vitin 1981 në Stamboll, që operon në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë atë të energjisë, ndërtimit, tekstileve, minierave dhe financës. r.e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
Restoranti ku Rama ftoi Ivanka Trump për darkë, kush qëndron pas restorantit në Vlorë

Përgjigja e Ramës për mungesën në Davos: Duhet të pranoja ftesën e babait apo të qëndroja pranë vajzës së babait

22/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

Ivanka Trump, asnjë fjalë apo foto nga takimet  me Ramën edhe pas takimit në Kryeministri

22/01/2026
“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

“Nuk është ajo që e mori Palloshin me vete në Ankara, është ai që mori Lubinë”

22/01/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

22/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.