Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bylykbashi para SPAK: Hetimi për EcoPark Durrës, u vodhën 12 milionë euro

18/11/2025
Bylykbashi para SPAK: Hetimi për EcoPark Durrës, u vodhën 12 milionë euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme ku dha deklarime për kallëzimin e dorëzuar nga grupi i deputetëve të PD lidhur me projektin EcoPark Durrës, një investim që sipas opozitës është i lidhur ngushtë me skemën e inceneratorëve dhe me vendimmarrjen politike në nivelet më të larta të qeverisë.

Pas daljes nga SPAK, Bylykbashi deklaroi se ishte thirrur për të dhënë sqarime mbi elementët e denoncuar nga opozita, duke theksuar se qëndron plotësisht pas kallëzimit të dorëzuar. “Isha për çështjen e EcoPark-ut të Durrësit, që është e lidhur drejtpërdrejt me aferën e inceneratorëve dhe me Edi Ramën. I qëndroj kallëzimit të bërë në emër të deputetëve të PD-së,” u shpreh ai. Kallëzimi është bërë në 2024 ndërsa më vonë janë shtuar elementë të tjerë në dosje.

Sipas raportimeve të mediave dhe pretendimeve të PD-së, projekti EcoPark ka kaluar në dy faza tenderimi: një procedurë e parë e hapur, e shpallur nga AKUM në tetor 2019, e cila u anulua, dhe më pas një procedurë e dytë me negociatë të drejtpërdrejtë, ku fituese rezultuan kompanitë “De Mare” dhe “Victoria Invest”, me një vlerë totale rreth 18.5 milionë euro. Opozita pretendon se gjatë zbatimit të këtij projekti është kryer një dëm ekonomik i konsiderueshëm, pasi punimet e realizuara në terren vlerësohen sipas tyre vetëm në rreth 6 milionë euro, ndërsa diferenca prej mbi 12 milionë euro konsiderohet e pajustifikuar.

Në raportimet publike thuhet gjithashtu se elementë të EcoPark janë të ndërthurur me proceset e inceneratorëve, përfshirë nënkontraktime dhe vendime të dyshuara politike që, sipas PD-së, e kanë orientuar projektin në favor të kompanive të caktuara. Hetimi i SPAK, i cili ka përfshirë edhe marrje dëshmish nga ish-zyrtarë të AKUM, vijon.

“Kjo dosje është pjesë e të njëjtit zinxhir abuziv që ka prodhuar aferën më të madhe korruptive në vend. Presim që hetimi të shkojë deri në fund,” deklaroi Bylykbashi, duke i bërë thirrje SPAK të verifikojë të gjithë hallkat e vendimmarrjes dhe përgjegjësisë në këtë projekt. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, emrat shkojnë për verifikim në SPAK

19/03/2026
DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Cfarë ndryshon  në paketën ligjore të Gjermanisë për azilin

Takimet e deputetëve të PD në Bundestag dhe në qeverinë gjermane, axhendë e ngjeshur

19/03/2026
Ahmetaj, qeveria nuk ka një plan për krizën energjitike që përfshin biznesin e madh

Caktohet gjykatësi i çështjes Ahmetaj për seancën paraprake

19/03/2026
Drejtori i policise shkarkon oficerin, i doli video ne rrjete sociale

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, emrat shkojnë për verifikim në SPAK

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.