Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama rikthen Manastirliun drejtuese politike të Tiranës, bëhet ‘proporcional’ me rastin e Veliajt për të fshehur Ballukun

12/11/2025
Ogerta Manastirliu, kandidate për Bashkinë e Tiranës. Rama deklaron shkarkimin e Veliajt dhe zgjedhjet e parakohshme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama bëri sërish ndryshime në drejtimin politik të Tiranës duke rikthyer Ogerta Manastirliun si drejtuese dhe larguar prej aty Belinda Ballukun e ila mori këtë drejtim kur Presidenti Begaj shpalli zgjedhje të parakohshme në kryeqytet.

Gjatë një takimi me socialistë të Tiranës, kryeministri Rama tha se PS e mbështet bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin.

“Dhe për këtë arsye, menduam, me Ogertën, si drejtuesja politike e qarkut, por edhe si deputete e Tiranës, që të vazhdojmë të komunikojmë në këto dëgjesa, që të marr pjesë sa të jetë mundësia, dëgjesa që do t’i bëjmë në të gjithë territorin”, tha Rama.

Në vijim Rama iu rikthye shkarkimit të Erion Veliaj si kryetar bashkie.

“Ne mendua me respekt të plotë të ligjit, sepse ligji thotë, kushtetuta më saktë, tjetër gjë thotë për deputetin tjetër gjë për të zgjedhurin lokal. GJK doli me një vendim tjetër nga i yni. Nuk ka asnjë arsye të dyshoj që e kam parë nga një këndvështrim i arsyeshëm pavarësisht se i kundër më tonin”, u shpreh Rama.

Rama e ka quajtur “disproporcional” paraburgimin e kryebashkiakut të Tiranës dhe theksoi parimin e prezumimit të pafajësisë, duke kritikuar “gjyqin publik” ndaj tij.

“Ka edhe një buxhet tjetër, ai i Bashkisë së Tiranës, që dëgjesat duhet ti bënte kryetari i bashkisë i cili është në burg pa gjyq. Ne jemi në paradoks shumë të madh, kur ai u mor nga zyra për tu futur në qeli si i paraburgosur gjë që ndodh normalish vetëm për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale. Kush duhet hetuar duhet hetur, por deri kur gjykata e nxjerr fajtor është i pafajshëm.

Në qoftë se njeriu e merr e fut brenda dhe lëshohet të gjithë hienat politike ti bëjnë gjyqin ndodh siç ndodhi dikur, vjen dënimi publik pastaj pjesa tjetër. Duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit nuk e nxorrën kryetarin të kryej detyrën ne menduan që Tirana nuk ka arsye të paguaj”, tha Rama.

Në vijim kryeministri theksoi ndërkaq se vijimi i rritjes së pagës minimale do ta cojë atë në 700 euro në fund të mandatit.

“Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë pagën nën 500 euro, do ti paguajë qeveria.

Punëdhënësit do të duhet që t’i japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbarojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.

Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype, sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.

Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputeti i zonës. Ai që bën një denoncim të tillë është i paprekshëm, nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka, 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd”, tha mes të tjerash Rama.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
Hyri i qeshur dhe doli nervoz, çfarë ndodhi në gjyqin e djalit të deputetit Rraja

Apeli lë në burg “tregtarët” e mëdhenj ndërkombëtarë të Fushë Krujës

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

“Sot është dita e guximit qytetar”, Berisha mesazh para protestës në orën 17.00

24/01/2026
EMRI/ Mjeku i Akademisë së Sigurisë në pranga, u korruptua nga studentët e policisë

EMRAT/ Në pranga drejtuesi i postës së policisë së Orikumit me 2 oficerë të tjerë

24/01/2026
Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

Aksident i rëndë në Elbasan, humb jetën i riu

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.