Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kushtetuesja rrëzon Naureda Llagamin me mosarritje kuorumi për vendim. Tani kundër Vokshit mbetet edhe ‘kartela’

12/11/2025
Berisha: Gjykata Kushtetuese vendosi shkelmimin e ligjit të saj organik për të larguar Sonila Bejtja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-anëtares së saj Naureda Llagami, e cila kërkonte shfuqizimin e vendimeve që çuan në zgjedhjen e Asim Vokshit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi është marrë më 12 nëntor 2025, pas shqyrtimit të çështjes mbi bazë dokumentesh.

Në kërkesën e saj, Llagami kërkonte shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe të vendimit të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë që shpalli fitues Asim Vokshin. Ajo kërkonte gjithashtu që çështja t’i kthehej për rigjykim ose që vetë Gjykata Kushtetuese ta shpallte fituese.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi fillimisht se ka juridiksion për shqyrtimin e pretendimeve, si në lidhje me vendimin gjyqësor sipas nenit 131 të Kushtetutës, ashtu edhe për verifikimin e zgjedhjes së funksionarëve të organeve kushtetuese. Megjithatë, gjyqtarët nuk arritën kuorumin e nevojshëm për të vendosur mbi legjitimimin e kërkueses.

Votat u ndanë mbi çështjen e legjitimitetit personal të Llagamit për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, çka solli që, në mungesë të shumicës së kërkuar nga Kushtetuta dhe ligji për Gjykatën Kushtetuese, kërkesa të konsiderohej e rrëzuar.

Sipas një pjese të trupës gjykuese, Llagami, si individ, nuk legjitimohet të kërkojë kontrollin kushtetues mbi procesin e zgjedhjes së një funksionari të tillë, pasi e drejta për t’u zgjedhur gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese nuk përbën të drejtë themelore. Ndërsa sipas qëndrimit tjetër, kandidatët që janë pjesë e procesit të zgjedhjes kanë të drejtë të kërkojnë kontrollin e kushtetutshmërisë së tij.

Në përfundim, për shkak të mungesës së kuorumit, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Naureda Llagamit duke krijuar hapësirë për gjyqtarin Asim Vokshi.

Por ende në proces është fakti që KED ka fshehur një të dhënë të DSIK e cila sipas top channel ka sjellë informacion  se gjyqtari i zgjedhur në vend të Llagamit, nga Gjykata e Lartë për në Kushtetuese, Asim Vokshi ka punuar për shërbime sekrete. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka qenë agjent. Me siguri e ka fjalën edhe për tani. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti Namir Lapardhaja

19/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

19/03/2026
Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

Gazment Bardhi nga Berlini: Shqipërisë i duhet një qeveri për integrimin europian

19/03/2026
Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

Berisha merr pjesë në samitin e 50 vjetorit të PPE: Fokusi te sfidat kryesore të Europës dhe situata në Shqipëri

19/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.