Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës

31/10/2025
Veliaj krahason Tiranën me kryeqytetin e drogës: Më rrëmbyen si në Medelin. Procedura si e inceneratorit të Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erion Veliaj në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj tha sot në Kushtetuese se jam rrëmbyer dhe zgjodhi si shrmbull krahasirs Medelinin, kryebashkiakun e këtij qyteti i cili u rrëmbye para disa kohësh me qëllimin për të bërë zgjedhje të reja.

VELIAJ PËR RRËMBIMIN DHE KRAHASIMI I VENDIMARRJES ME INCENERATORËT/ Në 10 vitet e eksperiencës si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka dy mënyra se si thirret Këshilli.

Ose e thërret kryetari i bashkisë për vendimet e veta, qofshin nga ato që janë rutinë, ndihma ekonomike, pagesat e qirave mujore, apo në vendime të rëndësishme siç janë buxheti.
Ka dhe një mënyrë tjetër kur e thërret Këshillin. Kur e thërret kryetari, është kryetari që fton Këshillin. Kur e thërret Këshilli, Këshilli duhet të ftojë kryetarin.

Me shumë respekt dua vetëm t’ju korrigjoj pak në pyetjen tuaj, nuk kam marrë përgjigje nga Këshilli. Kam marrë përgjigje nga sekretari i Këshillit që nuk është anëtar i Këshillit Bashkiak. Dhe nuk është autorizuar nga Këshilli.

Këshilli duhet të votonte për këtë ftesë. Sepse Këshilli mund të mblidhet dhe vetë, por në këtë rast kur gjykohet kryetari i bashkisë duhet të merrte një votë, duhet të merrte një votim Këshilli Bashkiak për këtë ftesë dhe nuk mund ta linte këtë në një komunikim me sekretarin e Këshillit që nuk është as i zgjedhur, është thjesht administrativ.

Kështu që në këtë sens është shkelur, as nuk jam njoftuar, të shohësh nga televizori i burgut që po mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Tani të flas me shumë respekt dhe solemnitet për gjykatën, po flas më shumë si në një gjuhë të thjeshtë, ta kuptojnë të gjithë njerëzit. Unë nuk kam parë një efiçencë me tetë vendime administrative brenda tetë orëve të orarit të punës. Nga ora 9 deri në 4. Domethënë një efiçencë që unë e kam kërkuar për ndihmë ekonomike, kam kërkuar Këshillin për lloj-lloj situatash që duhet të lutesha ‘aman t’ju japim ndihmë këtyre njerëzve që s’mbyllin dot muajin’.

Një efiçencë shembullore që fillon me Këshillin Bashkiak dhe mbaron me dekretin e presidentit, është mbresëlënëse për efiçencën e shtetit tonë. Ne kemi pasur situata të tmerrshme katastrofike, pandemia, tërmeti, dhe s’kanë kaluar me një shpejtësi kaq të madhe nga një vendim në orë, në tetë orët e tetë vendimeve që janë marrë atë ditë.

Nga Këshilli te prefektura, te Këshilli i Ministrave, te Avokatura e Shtetit, te presidenti e kështu me radhë. Kështu që në këtë sens, ky është fshati që duket, nuk ka nevojë për kallauz unë t’i them, sepse kjo kuptohet shumë qartë që më është mohuar njoftimi, më është mohuar ftesa, më është mohuar e drejta për të qenë aty.

A do kisha fuqi t’i ndryshoja mendimin e tyre? Këtë s’kemi si ta zbulojmë për sa kohë që nuk ma dhanë këtë mundësi. Unë besoj që fjalët kanë peshë. Dhe unë besoj që kur njerëzve u jepet mundësia që të shprehen, në të kundërt diferenca do të ishte, ju keni bërë diferencë me këtë vendim sot. Diferenca që keni bërë është ‘ja si bëhet një proces kur ne i dëgjojmë palët’.

Dhe unë besoj që për njerëz, prandaj thashë, thyerja më e rëndë e jetës time se më u bë nga njerëz që e dinin përditë përkushtimin tim. Dhe që ju lutesha të vinit për vendime sepse Tirana siç e keni parë ka qenë një kantier këto 10 vite. Dhe prandaj them, efiçenca me të cilën shkoi nga padrejtësia në padrejtësi, me një ritëm dhe një shpejtësi të jashtëzakonshme, ishte thellësisht mbresëlënëse. Dhe për këtë them, nuk e di si do të ishte vendimi i tyre nëse do t’i shikoja në sy dhe do t’ju kujtoja pikërisht këto skenarë.

Edhe ndoshta do t’ju kujtoja dhe faktin që nesër mund të jenë ata viktimë e kësaj padrejtësie. Nesër dikush, ju jap vetëm një shembull, prej punës që kam pasur kryetari i bashkisë së Medelinit, u rrëmbye nga një organizatë terroriste, FARC.

Dhe pastaj plasi si modë që po të rrëmbehej një kryetar bashkie, krijohen zgjedhje dhe pastaj mund ndoshta të vësh atë që do ti nëse s’ia qëllove me atë që rrëmbeve. Pra hapet një precedent që mund të shkojë në fantazi nga më ekstremet deri te padrejtësia që është rasti im konkret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026
Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026
Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.