Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

45 deputetë të opozitës kërkojnë komision hetimor për vjedhjen e fondeve të IPARD II

28/10/2025
Pronarët e kompensuar kundër ligjit të ri verifikimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Fusha bujqësore në Lushnjë

Pas rufizimit të mazhorancës për të zhvilluar një mocion me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi, deputetët e opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioini Hetimor për këtë qëllim. OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian që ta konsideronte një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, çka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro. Pra, si rezulat i shkeljeve shumë serioze të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale, të cilat OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptar iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPARD III, pjesë e Marrëveshjes Kuadër IPA III.

Me qëllim kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II, verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve IPARD II, analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve, vlerësimin e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve përgjegjëse për programin IPARD II, identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e këtyre fondeve, si dhe vlerësimin e nevojës për ndërmarrjen e masave ligjore, me qëllim parandalimin e fenomeneve negative në të ardhmen, deputetët nënshkrues kërkojnë ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Administrimin e Fondeve të Programit IPARD II.

Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij: (i) Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian; (ii) Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese të fondeve të programit IPARD II; (iii) Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve IPARD II në fazën e zbatimit të projekteve; (iv) Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve të programit IPARD II, si dhe nxjerrjen e përgjegjësive institucionale; (v) Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave, përfshirë ndërhyrjet ligjore nëpërmjet miratimit, korrigjimit apo plotësimit të legjislacionit relevant për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare; (vi) Të angazhohet për të propozuar për miratim të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen në të ardhmen situatat e evidentuar në raportin e hetimit të Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, duke propozuar masat konkrete që janë të nevojshme që institucionet përgjegjëse të Bashkimit Europian të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin IPARD III.

Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët kryetari dhe katër anëtarë i përkasin Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe gjashtë anëtarë Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.