Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mësohet çështja për të cilën u thirr në SPAK Belinda Balluku

26/10/2025
Berberi drejtor, biznes me kompaninë e vet për projektimin e kullave për karikimin e makinave elektrike në të gjithë vendin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gazetari i kronikës, Elton Qyno ka dhënë detaje në lidhje me thirrjen në SPAK zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në një intervistë në syri tv ai shpjegoi se hetimi lidhet me një tender të zhvilluar në vitin 2021.

DETAJET E QYNOS/ Është një situatë e cila është regjistruar që prej vitit 2021, çështje e cila përbën në thelb kohën edhe kur është dhënë një tender për monitorimin e mbikëqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë. Është një rast që është denoncuar edhe nga ky televizion, por edhe nga media të tjera për mënyrën sesi është kryer jo vetëm kontrata koncesionare për ndërtimin e këtij tuneli, por është denoncuar edhe një kontratë tjetër që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve.
Kjo do të thotë se Ministria e Infrastrukturës, përveçse ka hapur tenderin për kryerjen e punimeve, ka hapur edhe një tender të dytë për mbikëqyrjen e punimeve.

Dhe në këtë tender të dytë rezulton që të kenë marrë pjesë 4 kompani, të cilat kanë bërë një bashkim operatorësh ekonomikë dhe nënkupton që 2 kompani kanë hyrë së bashku, ndërsa 2 kompani të tjera kanë hyrë së bashku me platformë që quhet BOT.

Dy kompanitë që kanë hyrë dhe kanë garuar së bashku janë HILL INTERNATIONAL NV dhe NET GROUP e Valter Begajt, një lidhje miqësore mjaft e afërt e Ervis Berberit dhe e Ervis Lamit, të cilët janë në një çështje të dytë hetimore dhe janë marrë të pandehur për sa i përket abuzimit me tenderat tek ARRSH.
Ndërkohë që të dy kompanitë e tjera janë skualifikuar nga ky tender me vlerë 2 milionë euro dhe më pas fitues janë shpallur pikërisht njerëzit e Ervis Berberit, por edhe njerëzit e afërt të Belinda Ballukut.

E bëra këtë parantezë sepse dua të them se çështja nuk ka lindur posaçërisht për t’u hetuar kjo kontratë; çështja ka lindur për të hetuar mënyrën e formalizimit të tenderave në ARRSH nga disa zyrtarë dhe drejtorë të kësaj drejtorie.

Në momentin kur SPAK ka shkuar dhe ka kryer veprime hetimore ndaj këtyre subjekteve, qoftë nga Valter Begaj, Ervis Berberi dhe zotërinj të tjerë, të cilët tashmë janë të pandehur, në banesën e Ervis Berberit janë sekuestruar 4 aparate telefoni.

Të katër këto aparate telefoni janë këqyrur dhe ekspertuar elektronikisht për llogari të këtij procedimi të parë, por në fakt, pas verifikimit të mesazheve që ka kryer Ervis Berberi me Belinda Ballukun dhe zyrtarë të tjerë, anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, rezultoi që ishte paracaktuar edhe ky tender tjetër dhe kjo kontratë me 2 milionë euro.

Dhe në këto kushte, paralelisht me hetimin e parë, u nda një hetim i dytë. Ka një zgjerim të hetimeve për një episod tjetër të korrupsionit. Nga biseda e Berberit me Belinda Ballukun ka rezultuar që ky tender është paracaktuar dhe e gjithë procedura e komisionit të vlerësimit të ofertave në ARRSH ka qenë totalisht fiktive, pasi gjithçka është trukuar përmes negocimit që këto zyrtarë të lartë kanë bërë me njëri-tjetrin, prandaj dhe Balluku sot është në këtë gjendje juridike, sa i përket akuzës që pritet t’i bëhet javën e ardhshme.

Duke qenë që tenderi është zhvilluar në dhjetor të vitit 2021, nga momenti që është kryer vepra penale deri në momentin ku jemi sot, jemi në limitin kohor të hetimit të një dosjeje dhe komunikimit të akuzave. Nëse nuk merren masa brenda një afati 5-vjeçar, atëherë vepra penale parashkruhet dhe automatikisht t’i amnistohet, përmes afatit, sepse çdo vepër penale ka një afat që hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.