Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SONILA MEÇO/ Prezumimi i pafajësisë është standard juridik, jo kategori politike

25/10/2025
FOTO LAJM/ Gazetarja firmos: LIBRA në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Sonila Meço

Në një shtet normal, kryeministri nuk pyetet për vendime gjyqësore, por për standardet e qeverisjes.
Askush s’po i kërkon Ramës të gjykojë ministrat e tij, por po i kërkohet të shpjegojë pse emrat që zgjedh për pushtet përfundojnë sistematikisht para drejtësisë.

Të fshihesh pas “pafajësisë deri në provën e fajit” është si të thuash se kush hapi vrimat që anija të marrë ujë s’ka faj derisa anija të mbytet.

Prezumimi i pafajësisë është standard juridik, jo kategori politike.
Ai mbron individin nga dënimi pa gjykim, por nuk mbron një qeveri nga përgjegjësia e vet politike.
Në demokraci, fajësia nuk fillon me dënimin, por me humbjen e besimit publik. Kjo është arsyeja pse në vendet që Rama përmend si shembull, ministrat japin dorëheqje. Jo sepse shpallen fajtorë nga gjykata, por sepse mbajnë përgjegjësi politike.

Kur i njëjti kryeministër ka ministra e vartës në burg, në arrati a nën hetim,
“pafajësia” pushon së qeni parim ligjor dhe konsiderohet ves institucional.

Rama e di mirë këtë.
Por ai e përdor “pafajësinë” si mënyrë të sofistikuar për të neutralizuar çdo debat. Kur e ngre çështjen në nivel parimi, e zbraz nga përmbajtja politike.

Në thelb, kjo është filozofia e pushtetit të gjatë, jo të bindësh publikun se je i pastër, por të lodhësh të tjerët derisa të mos kenë më energji të dyshojnë.
Ky është prezumimi shqiptar i pafajësisë në qeverisje, kur e vërteta humbet prej stërlodhjes, jo nga provat.

P.sh kur Kryeministri i thote DW se “mediat gjykojnë” nuk e ka me ato që nuk denjuan ta japin fare lajmin për thirrjen në SPAK të zëvendëses së tij. Se s’kanë ç’gjykojnë kur lajmi nuk ekziston. Por patjetër me ato fare pak media e portale, që ende informojnë e për të cilat kryeministri duket dikur thotë se nuk jam përgjegjës për realitetin. Faji është i atyre që e tregojnë.

Në të vërtetë, kjo nuk është mbrojtje e pafajësisë, por kriminalizim i dyshimit. Sepse në momentin që çdo dyshim nga media e publiku shpallet si “gjyq politik” nuk mbetet më asnjë hapësirë për përgjegjësi morale.

Por ngado ta sjellësh, Kryeministri nuk mund të qëndrojë pafundësisht neutral përpara një zinxhiri të tillë, sepse kur korrupsioni bëhet kaq i përsëritur, ai nuk është më devijim, por model. Dhe modeli, në politikë, është përgjegjësi kryekëput e kryeministrit. Si thosh dikur ai vetë? “Korrupton sistemi”.

Ta themi shqeto, nuk është as çështje morale, as ligjore. Në këtë fazë, çdo nisje hetimi është autobiografi e qeverisjes, që nuk mund ta justifikojë dot më as SPAK-un në paaftësinë për t’u marrë me vetë atë. Si do të na e shpjegonte SPAK logjikën se sa më shumë ministra përfundojnë në hetime, paraburgim e burg, aq më i moralshëm e i pastër bëhet Kryeministri?

Dakord, por kjo qeveri është si anija që s’ka më nevojë për stuhi, mjafton pesha e vet për t’u fundosur. Dhe panikun e ndjen dhe vuan jo kush ikën prej saj, por kush është i detyruar të qendrojë deri në fund për t’u fundosur me të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.