Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Presidentit

16/10/2025
VIDEO/ Pamje nga salla e gjyqit të Metës, Dumani lë seancën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Meta kohë më parë në sallën e gjyqit në GJKKO

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e paraqitur nga Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-president i Republikës, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij. Vendimi është marrë në kuadër të çështjes penale me numër 61007-00535-00-2025 dhe bazohet në nenet 246/6 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale.

Meta kishte kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, por Gjykata e Lartë nuk e pranoi kërkesën e tij, duke mbështetur vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhënë më 17 korrik 2025.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, kur u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimi përfshin tri çështje të bashkuara: aferën CEZ–DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror të zhvilluar ndaj tij dhe bashkëshortes, deputetes Monika Kryemadhi.

Sipas burimeve gjyqësore, rekursi i Metës u shqyrtua nga trupi gjykues i përbërë nga relatorja Albana Boksi dhe anëtarët Sokol Binaj e Medi Biçi. Me vendimin e sotëm, ish-kreu i shtetit do të vijojë të qëndrojë në qeli deri në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, SPAK. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
FOTO/ “Blindohen” burgjet në Shqipëri, qindra kamera sigurie

I arrestuar, humb jetën në burgun te ‘Mine Peza’ në Tiranë

20/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kush ishte mbrapa sulmit të sotëm që gati ndali internetin

SHBA sekuestron faqet iraniane që kryen sulme kibernetike, mes tyre edhe ‘homeland’

20/03/2026
4 mijë rrënjë kanabis në shtëpinë e drejtorit të burgut të Rrogozhinës

Lirohet nga qelia drejtori i burgut të Rrogozhinës, magazinat me kanabis, në kërkim vëllai

20/03/2026
CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

CEREMONIA/ Mijëra besimtarë falën Namazin në Sheshin Skënderbej

20/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.