Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pse KLGJ dhe KLP nuk emërojnë kryetarët e gjykatave dhe prokurorive

08/10/2025
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar institucionet e drejtësisë për bllokimin e emërimeve në sistemin gjyqësor, duke e cilësuar Reformën në Drejtësi si një projekt të dështuar dhe të kapur politikisht.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po pengojnë emërimet për arsye politike dhe klienteliste.
“Ju nuk mund ta imagjinoni se çfarë pengu është sot ai që quhet sistem drejtësie. Ju keni dëgjuar dhe keni lexuar se 80 përqind e prokurorive dhe gjykatave nuk kanë kryetar,” deklaroi Berisha.
Ai shtoi se këto institucione “nuk emërojnë kryetarët e gjykatave për motive ultrakorruptive”, duke akuzuar se vendet po ruhen për “patronazhistët e lidhur me pushtetin”.
“Së fundmi, ato ruhen të gjitha për patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë 8 vite në sistemin e drejtësisë. Shikoni se çfarë kapje të tmerrshme i kanë bërë drejtësisë,” theksoi kreu i opozitës.

Berisha e quajti reformën e drejtësisë “produkt të një makinerie propagandistike” dhe akuzoi ish-ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ish-ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, si përgjegjës për gjendjen aktuale të sistemit.
“E bënë reformën, e udhëhoqën dy figurat më të korruptuara të huaja që kanë shkelur në Shqipëri, Donald Lu dhe Vlahutin. Që shkoi e mori në qafë edhe drejtorin e OLAF-it për korrupsionin e saj,” deklaroi ai.
Duke iu referuar sondazheve që tregojnë besim të lartë tek drejtësia e re, Berisha tha se ato janë “produkti më i turpshëm i manipulimit të opinioneve”.

“Historia më e turpshme e manipulimit të opinioneve është ajo e drejtësisë së re që paraqitet e pëlqyera, kur në fakt shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor,” u shpreh ai.
Në përfundim të deklaratës, Berisha akuzoi mazhorancën dhe mbështetësit ndërkombëtarë të saj se “kanë shpërbërë sistemin e drejtësisë për të justifikuar kapjen politike dhe kontrollin mafioz të tij”. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

Rama në Lungomare 4, shetitorja 500 metra do të jetë 7 metra e gjerë

13/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ilir Meta krahason cmimet e ndërtimit të rrugëve nga Rama me ato në Francë dhe SHBA: Këtu janë katërfish. Zyrtarë, mos firmosni!

“DIA ishte një krijesë amerikane, që para se të lindte dhe derisa u mbyll”

13/04/2026
Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

Berisha: Rritja ekonomike, 75 milionë për klientët e pushtetit dhe vetëm 8 euro për pensionistët

13/04/2026
Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Këlliçi akuzon drejtorin e ri të Policisë: Shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

13/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.