Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmi e falimentimit të drejtësisë dhe narkoshtetit të Edi Ramës

07/10/2025
Berisha: Vrasja e gjyqtarit Kalaja, dëshmi e falimentimit të drejtësisë dhe narkoshtetit të Edi Ramës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme me gazetarët, reagoi ashpër ndaj ekzekutimit të gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar këtë ngjarje si një akt makabër që trondit themelet e shtetit dhe tregon dështimin total të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Berisha dënoi me forcë vrasjen, duke theksuar se asgjë nuk mund të justifikojë marrjen e jetës së një njeriu, aq më tepër të një zyrtari të drejtësisë në krye të detyrës. Ai shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes Kalaja dhe tha se ky akt është pasojë direkte e mungesës së përgjegjësisë shtetërore dhe e dështimit të reformës në drejtësi.

“Ekzekutimi publik i gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit, sikur të ishte në një kafene, dëshmon shkallën ekstreme të pasigurisë në Shqipëri, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë,” u shpreh Berisha. Ai theksoi se kjo ngjarje është tregues i zëvendësimit të ligjit me “Maliqin” dhe i falimentimit moral dhe institucional të shtetit shqiptar.

Lideri opozitar akuzoi reformën në drejtësi të mbështetur nga George Soros dhe ambasadorët Vlahutin e Donald Lu, duke i quajtur ata “njerëz ndër më të korruptuarit që kanë manipuluar opinionin publik dhe procesin ligjor”. Sipas tij, vetingu i aplikuar në sistem ka krijuar një vakum të rrezikshëm, ku sot ekzistojnë mbi 230 mijë dosje të pazgjidhura, ndërsa qytetarët duhet të presin deri në 15 vite për një vendim gjyqësor.

Berisha deklaroi se drejtësia shqiptare është kthyer në një sistem ryshfetesh dhe manipulimesh, ku qytetarët paguajnë “qimet e kokës” për të shqyrtuar dosjet e tyre. Ai shtoi se falsifikimi i dokumenteve, zhdukja e provave dhe ndikimi politik në vendimmarrje janë kthyer në praktikë të zakonshme, duke e bërë sistemin gjyqësor të ngjashëm me atë të diktaturës.

Në fjalën e tij, Berisha kujtoi se gjatë qeverisjes së tij janë rikthyer mbi 1.5 miliardë metra katrorë tokë dhe mijëra objekte pronarëve legjitimë, ndërsa sot “nga regjistri i kadastrave janë zhdukur 13 mijë faqe pronash”, duke lënë qytetarët pa mbrojtje ligjore.

Ai akuzoi qeverinë e Edi Ramës dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë si Altin Dumani për përdorimin e drejtësisë si armë politike kundër opozitës, ndërkohë që mbrohen individë të korruptuar dhe gjykatës që shkelin ligjin. “Asnjëherë nuk kam sulmuar një gjykatës pa bazë faktike,” – tha Berisha, duke përmendur rastin e gjyqtares Irena Gjoka, të cilën e akuzoi për fshehje dënimesh dhe shkelje të ligjit të dekriminalizimit.

Duke iu referuar intervistës së George Papadopoulos në SYRI TV, Berisha shtoi se Edi Rama është “në rreth të kuq” në SHBA për lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së, McGonigal, duke përfshirë licenca nafte dhe pagesa për persekutimin e opozitës. Ai e quajti Shqipërinë “narkoshtetin më të shëmtuar në Europë”, ku korrupsioni dhe bashkëpunimi me klanet e drogës janë bërë politikë shtetërore.

Berisha denoncoi gjithashtu censurën e mediave pranë qeverisë, të cilat, sipas tij, fshehin hetimet dhe skandalet që përfshijnë kryeministrin Rama dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në fund të fjalës së tij, kreu i PD-së theksoi se vetëgjyqësia nuk është zgjidhje për drejtësinë, por një rrugë pa kthim që shkatërron shoqërinë. “Unë luftoj për ligjin, për drejtësinë dhe për transparencën e fakteve. Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi funksionale dhe të pavarur, ku çdo shkelës ligji të mbajë përgjegjësi,” – përfundoi Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i përdorur kundër protestuesve lë një shije metalike në gojë, prokuroria të hetojë dhe policia të publikojë përmbajtjen

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Gazi i skaduar mbi protestuesit: Degjenerim kimik, kalim në substanca tejet toksikuese

25/01/2026
Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

Skandali i policisë, ndalon protestuesin 10 vjeçar

24/01/2026
FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

FOTO/ Gazi i hedhur në protestë jashtë standarteve të lejueshme. Policia të japë përgjigje

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.