Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Merren në polici dy djemtë e Valbona Selimllarit, sherri me policët dhe detaje të tjera

04/10/2025
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy djemtë e Valbona Selimllarit, Deni dhe K. Selimllari, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, janë vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm, 4 tetor, pas një incidenti me policinë në Tiranë.

Selimllari me djalin e madh

Sipas policisë së Tiranës, arrestimi ndodhi pasi ata goditën me grushte një efektiv policie gjatë një përplasjeje në zonën e Bllokut.
Ngjarja nisi në një lokal nate, ku të rinjtë, të ndodhur në gjendje të dehur, kishin krijuar tension dhe shqetësim për klientët dhe stafin.

Për shkak të sjelljes së tyre agresive, personeli i lokalit u detyrua t’i nxjerrë jashtë, por situata përshkallëzoi edhe më shumë jashtë lokalit. Ata vazhduan me britma dhe ofendime në rrugë, derisa një punonjës policie ndërhyri për t’i qetësuar.

Në vend të bashkëpunimit, dy vëllezërit reaguan me dhunë fizike ndaj efektivit.

Menjëherë pas incidentit, patrulla e Komisariatit Nr. 2 mbërriti në vendngjarje dhe shoqëroi Deni dhe K. Selimllarin në ambientet e komisariatit. Megjithatë, edhe atje nuk munguan problemet. Gjatë shoqërimit, të rinjtë dëmtuan një kamerë sigurie dhe derën e dhomës së shoqërimit, si dhe kërcënuan punonjësit e policisë që ndodheshin në detyrë.

Policia e Tiranës, në njoftimin zyrtar, bëri të ditur se të arrestuarit akuzohen për goditje për shkak të detyrës, dëmtim të pronës publike dhe kanosje ndaj punonjësve të rendit. Materialet e rastit i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë për procedura të mëtejshme ligjore. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026
Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

16/02/2026
Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

16/02/2026
PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ulje qesharake e çmimit të energjisë. Përfitimi nga familjet, afro 500 lekë në muaj

Mandati i Ballukut në Këshill me 23 shkurt

16/02/2026
Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

Rama: Balluku dha dorëheqjen 3 herë. Ekzekutivi është pushtet i pavarur 

16/02/2026
Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

Manja prezanton amendimet për mbrojtjen e qeverisë nga SPAK

16/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.