Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Erion Veliajt i komunikohet akuza nesër, a po mbyllen hetimet! Dy dyshimet e avokatit të njohur për momentin

22/07/2025
Berisha: Rama të kthejë Erion Veliajn në Tiranë ose të japë dorëheqje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në qeli prej datës 10 shkurt.

Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Sipas burimeve, akuzat do t’i komunikohen zyrtarisht ditën e mërkurë me 23 Korrik.

Ndërkaq avokati i njohur Genc Gjokutaj ka shprehur rezerva në lidhje me këtë moment.

“Marrja si i pandehur është pikërisht marrja në cilësinë nga person nën hetim në person i pandehur. Dhe është akuza e drejtpërdrejtë e personi, për të cilin prokurori mendon se ai është fajtor dhe do të vendosë dërgimin për gjykim. Unë e mora vesh këtë, nuk ka rëndësi… mund të jetë shfrytëzuar fletë-thirrja që është bërë avokatëve për nesër ose fletë-thirrja e burgut për ta shoqëruar nesër, sepse marrja si i pandehur sot nuk mund të ketë ndodhur pasi nuk është shoqëruar në ambientet e SPAK, ku bëhet komunikimi ose mund të ketë shkuar prokurori për ti komunikuar akuzën në burg.

Në fakt, komunikimi në burg nuk është bërë ndonjëherë por ai thirret ose shoqërohet në ambientet e SPAK ku i komunikohet akuza. Pak rëndësi ka kjo. Unë e dëgjova edhe prononcimin e avokatëve. Në fakt, ata kanë problem me rrjedhjen e informacionit. Ky nuk është një informacion që i referohet provave, gjendjes së procedimit, cilësisë së personit, pra kjo nuk zhbën provat.

Ajo që unë konstatoj, dy janë momentet. Është një shpejtësi marramendëse e përfundimit të hetimeve. Me marrjen si i pandehur nuk besoj të kenë më veprime të tjera hetimore, do të vijojnë me materialet e çështjes, me vendimin e dërgimit të çështjes për gjykim dhe dërgimi i çështjes tek gjyqtari paraprak. Mos harroni janë 165 ditë, fiks 5 muaj e gjysmë që për një çështje kaq voluminoze që u interpretua në fillim, është një afat vërtetë shumë i shpejtë.

Unë mendoj që kësaj i shoqërohet edhe heshtja në mënyrë të çuditshme, ose më saktë pushimi i dyluftimit të Veliaj me prokurorin Ols Dado. Mbani mend që ka qenë një betejë në sallë të gjyqit dhe në media, dhe papritur shikojmë një Erion Veliaj të zbutur”, tha Gjokutaj në një intervistë në syri tv.

Ndërkaq kanë reaguar edhe avokatët e zotit Veliaj.

Reagimi i plotë: Reagim i ekipit ligjor të z. Veliaj:

“Jemi thellësisht të shqetësuar që, praktika e nxjerrjes së informacioneve mbi procedurat e çështjes penale të z. Veliaj, vijon edhe në rrethanat e një takimi të prezumuar që do të mbahet nesër mes avokatëve të tij dhe SPAK-ut. Njoftimi i medias apo marrja e informacionit nga ana e medias përpara se vetë personit nën hetim, z. Veliaj, është një provë tjetër e faktit që kjo është një taktikë jo ligjore e prokurorisë për të sugjeruar në publik fajësinë e z. Veliaj.

Zbulimi i përsëritur dhe i paligjshëm i informacioneve që përbëjnë sekret hetimor mbi çështjen e z. Veliaj ka vijuar pa ndërprerje që nga dita e arrestimit të tij, në një përpjekje të qëllimshme për ta paragjykuar. Mosfillimi i asnjë procedimi penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 295/a (“Zbulimi i akteve ose dhe të dhënave sekrete”) i Kodit Penal, tregon qartë bashkëpunimin e këtij organi në realizimin e kësaj vepre penale.

Siç jemi njohur nga mediat e “SPAK”, që nesër pritet njoftimi i akuzës dhe përfundimi i hetimit nga SPAK, 163 ditë pas arrestimit të z. Veliaj, i jep për herë të parë mundësinë të shqyrtojë dhe të sfidojë siç duhet akuzat që janë ngritur ndaj tij, të analizojë provat e prokurorisë, të paraqesë prova dhe argumente ligjore në mbrojtje të tij.

Veliaj kundërshton me forcë çdo akuzë për shkelje dhe vijon të theksojë bindjen e tij se ndalimi i zgjatur, i paarsyeshëm, i panevojshëm dhe joproporcional është në dëm të rëndë jo vetëm të të drejtave të tij kushtetuese si qytetar i këtij vendi, por edhe në dëm të rëndë të qytetarëve të Tiranës që kanë zgjedhur qeverisjen e qytetit dhe të vetë qytetit të Tiranës, që ka nevojën imediate të qeveriset nga kryetari i zgjedhur.” a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

I kërkuar për vrasje në Maqedoni kapet nga policia shqiptare

27/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kapen me kokainë në furgon dhe shtëpi, arrestohen të rinjtë shqiptarë në Itali

SPAK dërgon në gjyq dosjen: 10 të pandehur, rrjet kokaine me shtrirje nga Amerika Latine në BE

27/01/2026
Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës!

27/01/2026
ALFRED LELA/ Tre ‘klasikët e mendimit politik’ të ‘PD së re’ të Bashës

Debati për shpifjen/Alfred Lela: Rama kërkon censurë, jo dekriminalizim

27/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.