Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! U përdor fondi prej 250 milionë eurosh si garanci sovrane për kreditë

15/07/2025
Berisha: Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! U përdor fondi prej 250 milionë eurosh si garanci sovrane për kreditë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! U përdor fondi prej 250 milionë eurosh si garanci sovrane për kreditë e buta, tha Berisha.

“Edi Rama u kujtua në vitin elektoral të shpërndajë 200 milionë euro garanci 70 përqind të kredive të buta për fermerët.
Natyrisht jo për fermerin e vërtetë, por për fermerët e qeverisë, për fermerët e lidhur me qeverinë dhe kundrejt shpërblimeve të mëdha në vota.
Vazhdojmë.
Si u blenë votat me skemat në bujqësi?
1. Garancia sovrane për kreditë për SME në bujqësi.
2. Programi kombëtar për subvencionin në bujqësi.
Edi Rama në skemën e parë premtoi 70 përqind garanci sovrane për kredi të buta në bujqësi për SME-të.
Fondi 250 milionë euro nga 32 milionë euro që kanë marrë fermerët çdo vit.
Skema është shpallur me datën 10 shkurt 2025.
Kodi zgjedhor, neni 91/4 dhe vendimi numër 9, viti 2020 i KQZ ndalon çdo lloj transaksioni dhe ndikimi në procesin zgjedhor.
Kurse kjo skemë u aplikua gjatë fushatës zgjedhore nga ministrat Denaj, Ibrahimaj, Lubi Balluku, Mazniku dhe shumë të tjerë.
Më 10 shkurt 2025, Edi Rama njofton se garancia sovrane do mbulojë 70 përqind të principalit të kredisë. Faktikisht pra është një blerje masive votash.
Pjesëmarrësit në atë takim ishin Anila Denaj, guvernatori i bankës, Delina Ibrahimaj dhe drejtoresha e AZHBR.
Takimi me Këshillin e Agrobiznesit, përsëri me të njëjtit persona.
Me 7 mars, takim me Bashkimin e Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë, përsëri të njëjtit persona.
Me 10 mars, takim me Bashkimin e Prodhuesve, pjesëmarrës të njëjtit persona.
Me 11 mars, vazhdon pra fushata e paraqitjes në kundërshtim me ligjin të shpërndarjes së garancisë sovrane për kredi.
Me 13 mars, kjo tryezë spostohet në Malësinë e Madhe.
Me 18 mars, takim me të rinjtë e punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e varësisë, Bora Muzhaqi dhe Anila Denaj.
Me 20 mars, takim në AZHBR.
Në prill, takim në Cërrik me letrat e indulgjencës për të blerë vota.
Vazhdon në mars, takim në Kurbin. Anila Denaj, garancinë sovrane e shndërron në flamurin e fushatës së saj elektorale.
Tani del edhe Paketa e Maleve.
Në Vishaj, në Zall Herr vazhdon fushata me 200 milionë garancinë sovrane.
Vazhdon fushata në Ibën e Poshtme, në Çekrezë, në Pukë, Pinar.
Me projektet qeveritare në bujqësi bëhet fushatë.
Vazhdon në Goriçan në Berat.
Pra, siç e shihni, me skemën e garancisë sovrane, në kundërshtim flagrante me ligjin, me kodin, Edi Rama dhe ministrat e tij qarkuan Shqipërinë për të blerë vota”, deklaroi Berisha.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
Pas tërmetit ndryshon dhe projektbuxheti i vitit 2020, përfshihet dhe fondi i rindërtimit në buxhet

SPAK mbyll hetimet ndaj Arben Ahmetaj, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri

18/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

DURRËS/ 14 vjeçarja zhduket nga shtëpia në mëngjes, letra dramatike. Telefoni për çdo informacion

18/03/2026
Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

Berisha për ‘Task Force’ nga Brukseli: PPE mbështet fuqishëm PD-në, integrimi i bllokuar nga dosjet e Ramës

18/03/2026
Meta emëron 4 gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, KLGJ mban në sirtar edhe një tjetër kandidat Darjel Sinën

Meta reagon pas vendimit të GJKKO: Hetim me regji, gjykim me risi

18/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.